Një tjetër pushues është mbytur pasditen e sotme në Zvërnec. Viktima është Robert Duraj 29-vjeç.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:56 në plazhin e Zvërnecit. Viktima është nga fshati Peshtan i Fierit.
Mësohet se se Durajt i është dhënë ndihma e parë me shpejtësi nga pushuesit e tjerë dhe ambulanca që erdhi me shpejtësi, por i riu nga Fieri nuk mundi që të mbijetonte.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Këtë sezon turistik në plazhet shqiptare kanë humbur disa pushues.