Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në tualetin e banesës.
Policia e Vlorës e njoftuar për ngjarjen mbërriti në banesën e të moshuarit, i cili ishte gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në lagjen “Ujë i Ftohtë” në një banesë në zonën e Kalasë.
I pajetë mbeti Sh.B., rreth 81 vjeç.
Nga këqyrja paraprake që i është bërë trupit të pajetë nuk janë parë shenja dhune apo dëmtime të tjera. /b.d










