Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë ditën e sotme, ku një grua 31-vjeçare është djegur me benzinë nga ish-bashkëshorti.
Ky i fundit, Bledar Trëndafili, ka shkuar në banesën me qira të ish-gruas ku e ka lyer me benzinë dhe i ka vendosur flakën.
Raportohet se gruaja Melisa Trëndafili ka mbetur e plagosur dhe po merr mjekim në spitalin e qytetit.
Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim nga policia pasi është arratisur pas ngjarjes.
/a.r