• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngjarja në Velipojë/ Mbrëmë iu vra babai, kush është Arjan Ferracaku i ekzekutuar 3 vite më parë

by
27/06/2021 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kujtim Ferracak, i vrarë mbrëmë 50 metra larg hotelit të tij në Velipojë, në shtator të vitit 2018 ka humbur djalin e tij nga një atentat. Ne shtator të vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku mbi kalë në Shkodër, tronditi jo pak të gjithë kryeqendrën e veriut në atë periudhë.

Dy persona qëlluan me automatik. Vetëm tre ditë pas kësaj ngjarje policia dhe RENEA ndërmorën një aksion në dy lagje në Shkodër, duke arrestuar katër persona në Dobraç, të cilët janë duke u verifikuar mbi gjurmët e gishtave. Por njëherësh gjatë kësaj kohe prokuroria e Shkodrës ka administruar dhe aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të viktimës Ferracaku, ku evidentohet se biznesmeni që zotëronte një hotel në Velipojë dhe një restorant në Shkodër është prekur nga katër plumba automatiku.

Sipas aktit të ekspertimit aktorët kanë qëlluar plot 24 herë, por vetëm katër plumba kanë prekur trupin e viktimës. Për shkak të largësisë jo të madhe, tre nga nga katër plumbat kanë qënë tejshpues duke i shkaktuar 7 plagë gjithsej në trup të riut, dhe për pasojë i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme të tij. Babai i dy fëmijëve të mitur, biznesmen i njohur në Shkodër dhe Velipojë është vrarë me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy miqtë e tij. Policia e këtij qyteti ka përqëndruar hetimet e saj në disa anëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër, pasi dyshohet se vrasja lidhet me gjobat financiare që mund ti jenë vendosur këtij biznesmeni.

Policia ka dalë në këtë konkluzjon pasi, viktima nuk njihej si person me precedentë penalë apo që të jetë përplasur me grupet kriminale, por ka shumë gjasa se vrasja e tij mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të gjobave financiare, pasi 30-vjeçari dhe babai i tij Kujtim Ferracaku, gëzojnë biznese të shumta në Shkodër. Për më tepër familja Ferracaku njihet në Shkodër me reputacion të mirë, dhe jo konfliktualë. Një ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit, në Shkodër ishte planifikuar të bëhej një aktivitet sportiv lidhur me garat me kuaj, dhe për këtë qëllim 30-vjeçari Arjan Ferracaku, kishte dalë të kalëronte së bashku me dy shokë të tij.

Por teksa vraponin mbi kuaj, një breshëri kallashnikovi i ka marë jetën babait të dy fëmijëve. Ferracaku njihet si biznesmen dhe pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë dhe restorantit “Zus” që ndodhet sa kalon urën e Bunës në Shkodër. Zona ku ka ndodhur krimi, njihet nga policia si vendi ku shpesh herë atentatorët kanë djegur makinat, menjëherë pasi kanë qëlluar objektivat e tyre. Arjan Ferracaku rezulton të jetë djali, i një prej biznesmenëve më të njohur në zonën e Shkodrës, pasi administron biznese plastike dhe duralumini.

/b.h

Next Post
‘Kasaphana’/ Mjete të blinduara, ambulanca dhe furgonë policie, shihni pamjet nga ngjarja në Velipojë

'Kasaphana'/ Mjete të blinduara, ambulanca dhe furgonë policie, shihni pamjet nga ngjarja në Velipojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In