Ngjarja në Laç, flasin Rama dhe Basha
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laç ku u plagosën 7 persona dhe në të cilën është i përfshirë edhe deputeti socialit Armando Prenga, ka reaguar si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.
Kryeministri Rama, reagoi në Twitter duke thënë se “ngjarja e Laçit kërkon ndëshkim të plotë ligjor”. Rama shkruan se “askush nuk është mbi ligjin, aq më pak deputeti!”. Ai shtoi se “koha e të paprekshmëve iku bashkë me Saliun”.
Ndërsa Lulzim Basha, deklaroi se ngjarja e Laçit tregon se ka ardhur fundi i shtetit ligjor në Shqipëri. “Ky është fundi i shtetit ligjor në vend. Pavarësisht se armët i përdori një deputet-bandit, autori dhe përgjegjësi është kryeministri i vendit. Rama e bëri deputet Armando Prengën pikërisht për këtë cilësi që ka: vret dhe pret”, tha Basha. Lideri demokrat akuzoi Ramën se ka ndërtuar një mekanizëm kriminal që e përdor sipas interesave të tij.









