• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ngjarja në Kukës, MB: Policit tentuan t’i merrnin armën

by
05/05/2015 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me incidentin gjatë protestës së disa qytetarëve në Kukës.

Në njoftimin e policisë MB se qytetarët nuk kanë pasur leje për zhvillimin e protestës ndaj dhe ajo është ndalur nga ana e policisë. Lidhur me punonjësin e policisë që ka nxjerrë armën e shërbimit Ministria nënvizon se se atij kanë tentuar ti marrin armën.

Njoftimi i MB

Më datë 04.05.2015  nga shërbimet e Drejtorisë  së Policisë së Qarkut Kukës janë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitet politik të subjektit Partia Demokratike, në prezantimin e kanditatit për kryetar Bashkie që do zhvillohej në qytetin e Kukësit, në ora 10-00.

Nga ana e Policisë së Shtetit janë marrë masat për disklokimin e shërbimeve për mbarëvajten e këtij aktiviteti në qytetin e Kukësit në vendin e quajtur “Gjashtkatshi”.

Gjithashtu nga shërbimet e komisariatit Kukës, janë marrë masat për mbikqyrjen policore të qytetarit Nderim Lushi përfaqësues i Shoqërisë Civile, Kukës, i cili  me 01.05.2015 kishte kërkuar leje për të zhvilluar një protestë në rrugën e Kombit, me qëllim përmirësimin e kushteve social-ekonomike.

Kjo leje i është refuzuar këtij qytetari me argumentin se policia ishte e angazhuar për krijimin e kushteve normale për mbarëvajtjen e aktivitetit politik të subjektit Partisa Demokratike dhe gjithashtu ky refuzim është bërë duke u nisur edhe nga thelbi i kërkesës që bëhej nga qytetari Nderim Lushi mbi bllokimin e Rrugës së Kombit.

Njëkohësisht nga informacionet policore ky individ kishte tendenca për të nxitur qytetarët që therriste në tubim në akte dhune ndaj pronës publike dhe private.

Megjithëse kjo kërkesë i është refuzuar qytetarit Nderim Lushi, ai përsëri ka konsumuar veprën penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në tubime të paligjshme “, në sheshin para Prefekturës “ Hasan Prishtina “ në qytetin e Kuksit, ndërkohë që në vendin e quajtur “ 6 kateshi “po zhvillohej aktiviteti politik i Partisë Demokratike.

Në vijim nga shërbimet policore të DPQ Kukës, në zbatim të planit të masave për parandalimin e aktivitetit të paligjshem që po kërkonte të organizonte Nderim Lushi, janë marrë masa duke dislokuar shërbime policore, në afersi të vendit të quajtur “ Ura e Drinit te Zi “, në Kukës.

Pikërisht në këtë vend rreth orës 12 :00, nga qytetarë të cilët kishin qenë pjesëmarrës në tubimin që kishte zhvilluar në menyrë të paligjshme Nderim Lushi para Prefektrurës Kukës, është bërë bllokimi i rrugës hyrëse në Kukës afër Urës së Drinit të Zi.

Ndërkohë që nga forcat policore është bëre ndërhyrja për lirimin e aksit rrugor dhe shoqërimin e organizatorëve të ketij tubimi të paligjshëm, qytetarët e tubuar kanë ushtruar akte dhune ndaj punonjësve të policisë me mjete dhe sende të forta (gurë ,drunj etj) megjithëse ju është bërë thirrje nga policia se veprimet ishin të paligjshme.

Gjatë shoqërimit të shtetasit Nderim Lushi si organizator dhe nxitës i tubimit dhe dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të policisë, nga perosnat që ishin pjesëmarrës në këtë tubim, (të paidentifikuar ende për shkak të konfuzionit) është tentuar t’i merret arma e shërbimit Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë së Kukësit, i cili për parandalimin e këtij akti ka nxjerrë armën nga brezi dhe është shmangur nga turma.

Në vijim të veprimeve policore nga ana jonë është negociuar me përfaqësues të personave pjesëmarrës në këtë tubim, të cilët kanë ndërprerë tubimin dhe si rezultat qytetarët janë shpërndarë, duke sjellë në normalitet situatën e krijuar.

Ndaj organizatorit Nderim Lushi është marrë masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme“ dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” parashikuar nga nenet  223 dhe 262 të Kodit Penal.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen, Ministri i Punëve të Brendshme  Saimir Tahiri ka urdhëruar verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga Punonjësit e Policisë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Drejtoria e Inspektimit pranë Ministrit të Brendshëm.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Blushi tjetër kritikë ndaj qeverisë: Hasanizimi i Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In