• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjarja në jetimoren Shkodër, Meta thërret Totozanin

by A R
20/05/2016 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot në takim Avokatin e Popullit, Igli Totozani ku diskutuan mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve 6-18 vjeç në Shkodër.

Meta shprehu shqetësimin e thellë mbi ngjarjen e rëndë dhe u interesua për mënyrën e trajtimit të fëmijëve në këtë qendër rezidenciale të fëmijëve jetimë. Ai nënvizoi ndjeshmërinë e thellë për ngjarjen dhe tha se nxiste një hetim të shpejtë dhe profesional për të që do të vinte përpara ligjit të gjithë shkelësit e tij.

Kryetari i Kuvendit, Meta vlerësoi institucionin e Avokatit të Popullit për kurajon në denoncimin e një ngjarje të tillë ndaj fëmijëve të pambrojtur, si edhe kërkoi marrjen e masave dhe bashkëpunimin më të gjerë ndërinstitucional për zbardhjen sa më të shpejtë dhe të plotë të këtij akti jashtëzakonisht të rëndë.

Meta nënvizoi nevojën për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme dhe marrjen e masave të duhura për përmirësimin e mekanizmave ligjorë, mbrojtës dhe parandalues në ndihmë të fëmijëve jetimë në këto qendra si dhe minimizimin e të gjitha hapësirave që mund të prodhojnë abuzime të të gjitha natyrave.

Meta kërkoi monitorimin e kujdesshëm për çdo qendër rezidenciale duke nënvizuar se në përpjekjen për të garantuar shërbimin e duhur në këto qendra, strukturat e shtetit kanë të gjithë përkrahjen dhe mbështetjen e publikut.

Kryetari i Kuvendit shprehu gatishmërinë për të marrë çdo iniciativë ligjore për përmirësimin e kuadrit ligjor të nevojshëm që do të mbronte dhe garantonte një jetë sa më të mirë të këtyre shtresave të pambrojtura të shoqërisë.

Avokati i Popullit, informoi z. Meta për mënyrën e trajtimit të këtij rasti dhe se pas shqyrtimit të fakteve të gjetura, rruga e vetme mbetej rekomandimi për fillimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë dhe ndëshkimin e fajtorëve.Po sot, Kryetari  Meta priti në një takim Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë, Blendi Klosi.

Në bashkëbisedim, Meta theksoi shqetësimin e tij të thellë për ngjarjen e rëndë në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër dhe tha se do të duhej një analizë e thellë për të dhe qendra të ngjashme në të gjithë vendin. Si një mjet dhe mënyrë për të njohur situatën konkrete, për të riparuar defektet dhe për të krijuar të gjitha filtrat e nevojshëm institucionalë dhe ligjorë për të penguar ripërsëritjen e tyre në të ardhmen.

Meta shprehu angazhimin e tij të thellë që Kuvendi i Shqipërisë të marrë edhe iniciativa ligjore në këtë drejtim që do të synonim përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues dhe do të ishin në ndihmë të kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare. (javanews.al / r.a)

Next Post

Marco Russ me kancer!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In