Ditën e djeshme në plazhin e Golemit, një 51 vjeçar tentoi të vrasë me armë zjarri ish-gruan e tij në sy të fëmijëve.
Fadil Kasemi, tentoi të vrasë ish-bashkëshorten e tij 31-vjeçare, në sy të djalit të çiftit.
Siç raporton Ora News, gjyqtarja 31-vjeçare me inicialet F.H, kishte shkuar në Golem për të pushuar me të birin, ndërsa në mesditë atyre iu është bashkuar edhe Kasemi.
Në debat e sipër 51-vjeçari ka goditur me grusht djalin, duke e rrëzuar në rërë. Më pas ka qëlluar disa herë me grushta ish-bashkëshorten e tij, duke i lënë dhe shenja në fytyrë.
Në momentit kur 51 vjeçari po tentonte të nxirrte pistoletën, një pushues e neutralizoi dukje ia rrëmbyer nga dora armë dhe duke parandaluar një krim të mundshëm.
“I kapi duart e i tha çfarë po bën. E goditi dhe e uli në gjunjë, ndërsa pistoletën ia dha gruas e cila e çoi në komisariatin e Golemit, gati 200 metra larg vendit ku ndodhi krimi” dëshmon një pushues për Ora News.
Ndërsa gjatë këtyre momenteve, djali i lutej të atit “Mos e vrit mamin”.
Nga ana tjetër, 31-vjeçarja e terrorizuar iu drejtua ish-bashkëshortit “mos e lër djalin jetim”.