Të shtënat me armë, të regjistruara ditën e djeshme në kryeqytet, pranë farmacisë 10 në rrugën Bardhyl, kanë qenë për shkak të konfliktit mes dy personave në lidhje me mosrënien dakort të çmimit për shitjen e një makine.
Sipas burimeve policore, shkruan Balkan web, Luan Livadhi dhe Gent Kau janë konfliktuar fillimisht verbalisht mes tyre dhe më pas edhe fizikisht pasi nuk kishin rënë dakord për shitjen e një makine.
Për të shmangur konfliktin njëri nga personat që i shoqëronte, i cili ndodhej nga ana tjetër e trotuarit ka qëlluar 2 herë në ajër me një armë zjarri tip pistolete “TT”.
Gjatë momentit kur u qëllua në ajër në zonë ka pasur shumë dëshmitarë, të cilët lajmëruan policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, dhe rrethoi zonën ku u krye qitja dhe sekuestroi 2 gëzhojat. Mësohet se në ambientet e komisariatit nr. 4 në kryeqytet janë shoqëruar 11 persona.
Sakaq, 2 personat që u konfliktuan, 4 personat e tjerë që i shoqëronin si edhe 5 dëshmitarë okularë që kanë pasur dijeni për ngjarjen. Policia po punon ende për gjetjen e armës me të cilën u krye qitja si edhe poseduesin e saj.