Mbi ngjarjen e rëndë dhe të shëmtuar që ndodhi në Divjaku ku mësuesi 62 vjeç abozoi me një nxënëse, ka reaguar dhe deputeti socialist i Erjon Braçe.
Braçe shprehet se në shkollë duhet të rifillojë mësimi. Sipas tij, në atë shkollë stafi pedagogjik është tërësisht i palëvizur që nga koha e Berishës.
Braçe thotë se militantizmi, injoranca dhe mungesa e pasionit për punën kanë qenë ato që karakterizonin mësuesit e kësaj shkolle.
“Te gjithe aty jane pergjegjes!!
Nuk kam folur gjate tre diteve te fundit,
Thjesht, kam lexuar gjithcka eshte shkruar per ngjarjen ne shkollen 9 vjecare te fshatit Kryekuq!!
Tani dua ti them dy fjale;
Mesuesi nen akuze per nje krim te rende ushtron profesionin prej me shume se 30 vitesh dhe ne ate shkolle prej me shume se 20 vitesh;
Nga shkolla ne fjale, e trasheguar, Zyra Arsimore e Lushnjes ka mundur te ndryshoje vetem drejtuesin e shkolles dhe kerkend tjeter nga stafi pedagogjik, pavaresisht ankesave te perseritura nga prinderit per cilesine e mesimdhenies ne ate shkolle;
Sic thuajse cdo shkolle e trasheguar ne Lushnje, edhe shkolla e Kryekuqit ka qene embleme e materializimit te emerimeve militante ku spikat dukshem paaftesia, neglizhenca, indiferenca, mungesa e pasionit, kujdesit dhe perkushtimit per punen dhe femijet; troc moskryerja e detyres-nisur nga orari, koha e mesimdhenies, cilesia e saj;
Ngjarja eshte konsumuar teresisht si krim tejet i rende, ne nje ambient qe ben cilindo nga pjestaret e stafit pedagogjik pergjegjes, mu para dhe ne ambientet e perbashketa te shkolles;”, shkruan ndër të tjera Braçe.









