• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngjarja e pazakontë/ Vajza nga Librazhdi gjendet pas 15 vitesh nga policia e Tiranës

by A R
03/05/2017 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e kryeqytetit është bërë dëshmitare e një ngjarjeje jo fort të zakontë, pasi gjeti vendndodhjen e një të zhdukure nga banesa në Librazhd prej më se 15 vitesh. Një vajzë nga Librazhdi, që për 15 vjet me radhë konsiderohej e “zhdukur” nga familjarët, është gjetur mbrëmjen e së hënës në Tiranë dhe është shoqëruar në polici. Esma T., aktualisht 38 vjeçe, është shoqëruar në Komisariatin nr.3 për të dhënë shpjegime se ku ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve dhe përse nuk ka kontaktuar me familjarët.

Ata ende nuk e kishin tërhequr denoncimin që kishin bërë më 4 mars të vitit 2002 në Komisariatin e Librazhdit, ku kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës. E duket se kur kishin humbur të gjitha shpresat për gjetjen e saj, një telefonatë e mbërritur në numrin e babait të saj nga një oficer policie ka sjellë sa gëzim, aq edhe hidhërim për familje.

Kjo, për shkak se Esma nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi. Ajo ka pranuar që të flasë me të atin, pasi i është kërkuar nga oficeri i policisë, si një procedurë për dorëzimin e saj te familjarët, por ka refuzuar që të kthehet në Librazhd.

Gjatë deklarimeve të saj, vajza, që kur u deklarua e humbur ishte vetëm 23 vjeç, është shprehur se ishte larguar me dëshirën e vet. Ajo ka thënë se nuk është larguar në asnjë moment nga Shqipëria dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Tiranë, ku ka ndërtuar jetën e saj.

Largimin nga shtëpia ajo e ka arsyetuar me faktin se atje nuk i ofrohej asgjë, as nga familja as nga shoqërie dhe se gjatë gjithë kohës atje ka qenë e mbyllur, pa arritur të shohë asgjë se çfarë ndodhte jashtë shtëpisë së saj. Aktualisht, ajo ka thënë se punon prej disa vitesh, jeton në një shtëpi me qira dhe nuk preferon të kthehet më në shtëpinë e prindërve të saj, pasi ka ndërtuar jetën në kryeqytet.

Burime nga Policia thanë se ka qenë një sinjalizim i disa të njohurve të familjes së 38- vjeçares, të cilët ishin në dijeni se ajo ishte denoncuar e humbur dhe e kishin parë në disa zona të ndryshme të Tiranës.

Pavarësisht ndryshimit fizik të saj, ata kishin dyshime se bëhej fjalë për të njëjtën vajzë dhe i kanë kërkuar policisë që ta shoqëronte për verifikim, pasi për familjen ajo ishte e “zhdukur” prej 15 vitesh. “Panorama”. /ma.me

Next Post
Kryeministri Rama takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE

Kryeministri Rama takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com