• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

by A R
30/08/2026 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikur të mos mjaftonte ritmi i ulët ndër vite i procesit të kthimit apo kompensimit të pronave, së fundmi Agjencia e Trajtimit të Pronës ka hasur vështirësi në komunikimin e vendimeve tek ish-pronarët, për shkak të mosgjetjes së adresave.

Mes një njoftimi publik, ATP shpreh shqetësimin se disa nga dosjet kanë dokumentacion të paplotë, duke ftuar aplikantët t’i plotësojnë. Në të njëjtin kuadër, kreu i ATP, Valdrin Pjetri nënvizon rëndësinë e saktësimit të adresave të banimit.

“Pasi rezulton se kërkesat e para fillojnë në vitin 1992-93-94 pra, fillimi i viteve ’90, dhe kemi hasur shumë probleme me gjetjen e qytetarëve në adresë. Shumë prej tyre kanë ndërruar banesën dhe nuk kanë reflektuar adresën e banimit pranë ATP. Kjo shërben që gjatë njoftimit tonë për vendimarrjen që do të kryejë ATP, qytetari të gjendet në adresë dhe të bëhet me dije në kohë reale me vendimin e ATP”, tha Pjetri për A2CNN.

Adresa e saktë, nuk do t’i humbte kohë qytetarit apo afatin ligjor për ta kundështuar vendimin në gjykatë, në rast se nuk pajtohetme të: “Nga momenti i vendimmarrjes së ATP, qytetari, subjekti i shpronësuar, ka 30 ditë afat për ta çuar në Gjykatën e Apelit. Ndaj, edhe nënvizoj faktin e pasjes së adresave të sakta, apo përditësimin e adresave pranë agjencisë sonë”.

Nga ana tjetër, prej muajit korrik, ATP ka nisur dërgimin e 1800 njoftimeve për disa ish-pronarë, që përfitojnë kompesim financiar, por kanë mangësi dokumentesh në dosje: “Deri në këtë moment mund të jenë shpërndarë 800 apo 900 njoftime. Presim që pjesën tjetër ta përfundojmë brenda muajit shtator. Janë lënë 60 ditë afat për ta plotësuar këtë dokumentacion. Pas 60 ditëve, ATP, sipas ligjit të vet organik, del në mbyllje të procedimit. Por, mbyllja e procedimit nuk i humbet të drejtën qytetarit të paraqitet në një moment të dytë për të kërkuar kompensimin financiar, sipas ligjit në fuqi”.

Ndonëse procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri ka nisur në vitin 1993, në ATP janë më shumë se 6 mijë dosje ende të patrajtuara.

Next Post
Islanda i thotë “Jo” rifillimit të negociatave me BE-në -

Islanda i thotë Jo rifillimit të negociatave me BE-në -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com