• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngërçi politik/Zyrtari i DASH mbyll takimet me Ramën dhe Metën, pasdite i shkon në zyrë Bashës

by Java News
15/05/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, ka nisur takimet zyrtare në Tiranë, ndersa vizita e tij shihet si përpjekja e fundit për të arritur një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare.

Zyrtari i DASH është takuar për rreth 80 minuta me kryeministrin Edi Rama paraditen e së hënës, si një përpjekje e fundit që mazhoranca dhe opozita të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës.

Ndonëse takimi ishte parashikuar 1 orë, biseda Rama-Hoyt ka vijuar edhe 20 minuta më shumë seç ishte përcaktuar në axhende

Eskorta e zyrtarit të DASH ka mbërritur fiks në 10:30 në godinën e kryeministrisë, ashtu sic ishte parashikuar ne axhende

Pas takimit me Ramën, “Buldozeri” amerikan ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit në detyrë, Ilir Meta.  Hoyt Brian Yee ka zhvilluar një bisede rreth 50 minuta me Metën, ku fokusi ka qene zgjidhja e ngërçit politik

Pasdite, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetarin e opozites, Lulzim Basha.

Amerikani, përpos Ramës, Metes dhe Bashës, do te takohet edhe deputetet rebele të PD, Bregu, Selami, Topalli dhe Patozin.

Ora 12:45

Perfundon takimi rreth 50 minuta i zyrtarit të DASH me presidentin e zgjedhur Ilir Meta.

Ora 11.51

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee mberrin ne zyren e Presidentit te zgjedhur, Ilir Meta.

Ora 11.48

Përfundon pas 80 minutash takimi mes zyrtarit te larte te DASH dhe kryeministrit Rama. Ndonese ishte parashikuar 60 minuta ne axhende, takimi ka zgjatur edhe 20 minuta me shume.

Ora 10.30

Siç ishte parashikuar zyrtari i larte amerikan ka mberritur ne zyren e kryeministrit Rama per te diskutuar lidhur me plotesimin e kushteve te opozites dhe futjen e saj ne zgjedhje.

***

Zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee ka mbërritur në Tiranë në kuadër të gjetjes së një zgjidhje për ngërçin politik.

Zyrtari i lartë i DASH i njohur ndryshe si “Buldozeri”, është një njohës shumë i mirë i çështjeve të Ballkanit, pasi ka shërbyer në disa misione në këto vende.

Zyrtari amerikan do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama në orën 10:30.

Në 11:30 zyrtari i DASH do të takohet me kryeparlamentarin Meta.

Ndërkohë që takimi i tij me kreun e demokratëve është planifikuar të mbahet në orën 14:45.

Zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee do të vijë sot në Tiranë me qëllim për të bindur Bashën që të futet në zgjedhjet e 18 qershorit.

Amerikani përpos Ramës dhe Bashës ka kërkuar një takim edhe me grupin ‘rebel’ të PD, që kanë dalë kundër kryetarit të PD.

Në orë 17:00 Hoyt Brian Yee do të takohet me Astrit Patozin, Majlinda Bregun, Eduard Selamin dhe Jozefina Topallin.

Vetëm një ditë para mbërritjes së tij në Tiranë, zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee ka bërë një apel për të gjitha vendet e rajonit. Ai thote se qytetaret i japin besim politikaneve per tu perballur ne fushen e betejes qe eshte Parlamenti.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin”, tha Yee, sipas nje artikulli të botuar në portalin European Western Balkans. 

Mesazhi i tij vjen ne nje moment kur me shume se kurre syte per te zgjidhur krizen politike ne Tirane jane drejtuar nga Uashingtoni. Hoyt Brian Yee pritet te zhvilloje neser takime me kreret e larte te shtepit dhe liderin e opozites Basha./javanews.al/a.ç

Next Post
Rama, thumbon Voltana Ademin nga Çorovoda: E vetmja që s’ia marr vesh planin

Policia bashkiake nuk lejoi hapjen e tendës së PS-së, Ademi - Ramës: Mos provoko...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

“Nuk duhet të bëhet dy herë i njëjti gabim”/Bejko: Berisha po vazhdon me të njëjtat skema bllokimi për Reformën Territoriale!

January 29, 2026
Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

January 29, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Reforma territoriale po ribëhet, sepse e para dështoi”, Mërtiri: U bë në funksion të politikës, jo të qytetarëve!

January 29, 2026
Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

January 29, 2026
Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

January 29, 2026
Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

January 29, 2026
Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

January 29, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Shansi i fundit për PD/ Territorialja, Mazniku: Duhet mbyllur deri në korrik. Është jetik për bashkitë dhe fondet e BE

January 29, 2026
Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

January 29, 2026
Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In