• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngërçi politik rrezikon barazinë gjinore në lista

by A R
27/04/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e acaruar politike në vend, kur kanë mbetur më pak se dy muaj kohë deri në ditën e votimit, dëmton cilësinë e zgjedhjeve dhe të përfaqësimit në to.

Në një situatë normale parazgjedhore, partitë politike duhet të ishin përfshirë në ballafaqime të hapura me zgjedhësit për realizimin e programit qeverisës sa i takon maxhorancës dhe alternativës për ardhjen në pushtet për opozitën. Por në fakt, sot vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje pa opozitën, duke i bërë ato lehtësisht të kontestueshme dhe rezultatin të papranueshëm.

Në këtë situatë të rënduar si rrallë ndonjëherë para zgjedhjeve parlamentare, partitë duhet të kujdesen dhe për zbatimin e Kodit Zgjedhor sa i takon kuotës gjinore me 30% në listat e tyre për deputetë të Kuvendit të ri të Shqipërisë.

OSBE-ODIHR-i në rekomandimet përfundimtare pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, qershor 2013, kërkoi rregullime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë për një përfaqësim sa më real të grave në listat e kandidatëve për deputetë.

“Vëmendje duhet t’i kushtohet promovimit të mëtejshëm të kandidateve gra…Gjithashtu, Kodi Zgjedhor mund të ndryshohet për të parashikuar pozicionim më të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm të kandidateve gra në listat e partive politike”, thuhet në rekomandimin 17 të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e vitit 2013.

Në pikën 5 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, theksohet se: “…për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumëemerore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini”.

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore nuk arriti të bëjë asnjë përmirësim të Kodit Zgjedhor edhe pse mandati i tij është shtyrë nga parlamenti disa herë. Në këtë situatë duket se alternativa e vetme është që partitë politike të mbajnë premtimet e tyre publike mbi përfaqësimin e barabartë. Por situata aktuale duket se po e largon vëmendjen nga shumë çështje më rëndësi në një vit elektoral, siç është edhe premtimi për barazi të plotë në listat e kandidatëve për deputetë të bërë nga partitë kryesore parlamentare./Panorama/a.m.

Next Post
Vdes regjisori i njohur Jonathan Demme

Vdes regjisori i njohur Jonathan Demme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In