Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e zgjedhur do të tentojnë sërish t’i japin fund ngërçit politik të krijuar me mos konstituimin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, por duket se kjo do të jetë e pamundur pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për të vendosur në foltore për katër vjet Albulena Haxhiun, e propozuar për të udhëhequr institucionin.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA janë kundër emrit të propozuar për kryetar të Kuvendit.

LVV, Guxo dhe Alternativa kanë hedhur 6 herë në votim Albulena Haxhiun dhe në mungesë të votave po kërkojnë votimin e fshehtë. Grupi parlamentar i AAK ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese për mënyrën e votimit të fshehtë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com