• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngërçi për “Shelfin kontinetal” Shqipëri-Greqi, kapiteni i anijes denoncon një incident

by Java News
15/10/2016 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngërçi për ndarjen e “Shelfit kontinetal” të Shqipërisë me Greqinë, nuk haset vetën në foltoret e Parlamentit, por dhe ujërat detare në kufi. Një situatë e tillë denoncohet nga kapiteni i një anije peshkimi shqiptare. Pronari i anijes Leonidha Qurku, ka telefonuar në “News24” duke kërkuar ndërhyrje, pasi sipas tij policia greke e Korfuzit po ushtronte presion edhe pse siç pretendon ky i fundit, anija “Mario 1”, ndodhej në ujërat shqiptare, 500 metra larg bregut, gjysmë milje brenda ujërave tona përballë Butrintit.

Kjo është e disata herë thotë pronari i anijes në Sarandë, që polica greke shtrin kompetencat e saj në ujërat detare shqiptare. Për këtë situatë pronari i anijes ka njoftuar dhe policinë tonë kufitare. Por në rastin e parë të një incidenti të ngjashëm në janar, Policia e Vlorës njoftoi se ju tërhoq vëmendje kapitenit të anijes “Mario 1” pasi ishte afruar shumë pranë në vijën fundore të kufirit detar me Greqinë.

“Shelfi kontinental” është brezi i territorit të Shtetit Shqiptar i zgjatur nën ujërat e deteve Adriatik dhe Jon, dhe përcaktimi i tij dhe kriteret mbi të cilat një shtet me bregdet mund të vendosë kufijtë e jashtëm të tij, përcaktohen në Nenin 76 të Konventës së Komisionit mbi Kufijtë e Shelfit Kontinental, të Kombeve të Bashkuara, si dhe në “Deklarata e Mirëkuptimit” të 29 Gushtit 1980.

Aktualisht me Greqinë është bërë publike “Marrëveshja mbi Detin” e vitit 2009, por që në të vërtetë është marrëveshje mbi Shelfin Kontinental (dhe pasuritë, hidrokarbure dhe botës bimore-shtazore të fundit të detit). Greqia pretendon një sipërfaqe prej 350.4 km2 nga sipërfaqja e ujërave shqiptare në Detin Jon, që do të thotë, në brendësi të Shelfit Kontinental Shqiptar natyral. Ndërkaq Greqia ka kryer punime gjeologjike-gjeofizike (sizmike-gravimetrike) në Detin Jon, kjo hapi dhe debatin e madh mbi marrëveshjen e fshehur dypalëshe.

Next Post
Seanca për votimin e Vetting-ut, Meta mbledh Konferencën e Kryetarëve të martën

Ilir Meta: Teodor Laço pjesë e atij brezi shkrimtarësh që luftuan gjithnjë për progres.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com