• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngërçi për reformën jehonë ndërkombëtare, ja si po pasqyrohet në mediat e huaja

by A R
21/07/2016 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri përpara disa orësh, lajmet në shtypin e huaj të referuara Shqipërisë përshëndesnin arritjen e kompromisit për reformën në drejtësi, disa duke kujtuar në të njëjtën kohë paralajmërimin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu se politikanët shqiptarë do të vuajnë pasojat afatgjata të veprimit të tyre nëse e bllokojnë këtë përpjekje.

Sot, rikthehet në pasqyrimin e tyre dilema e zgjidhjes së një ngëçi tejet të zgjatur tashmë. Paketa e reformës është përgatitur përgjatë 18 muajsh, e sërish, qeveria e opozita shqiptare vazhdojnë të grinden për të, shkruan “Associated Press”, e cila shpjegon në artikullin e saj se Partia Demokratike i është kundërvënë masave të paraqitura nga ekzekutivi e ka paraqitur një kërkesë të re që ka zemëruar Brukselin e Uashingtonin.

Bëhet fjalë për një reformë të konsideruar të një rëndësie kyçe në bindjen e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit në vendin ballkanik, vazhdon agjencia prestigjioze e lajmeve. Po i saj është dhe njoftimi se përmes Knut Fleckenstein, Parlamenti Europian i kërkoi liderëve politikë ta votojnë paketën dhe se dështimi do të peshonte rëndë mbi perspektivën e negociatave të aderimit.

“Shtyhet përkohësisht reforma në drejtësi e Shqipërisë, ndonëse presioni ndërkombëtar e bindi partinë më të madhe të opozitës të pranonte draftin final”, shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Pasojat e një dështimi në arritjen e marrëveshjes i përmend edhe “New Jersey Herald”. Pas një angazhimi 18 mujor të politikanëve, ekspertëve vendas, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, vota konsensuale e 140 anëtarëve të Parlamentit për legjitimitetin e reformës u duk se u bë e mundur të mërkurën pas arritjes së kompromisit mes qeverise dhe opozites, por tani është vënë në pikëpyetje thotë “DW”.

Arsyeja është kërkesa e re e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili i meshoi idesë se organet e reja në sistemin e drejtësisë, Këshilli Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të ngrihen me të njëjtën formulë si Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ose veting-u: 3 anëtarë nga mazhoranca dhe 2 nga opozita raporton tch.

Kërkesa në fjalë ka ngjallur reagime të forta nga SHBA-ja dhe BE-ja. Deklarata e Ambasadës amerikane tregon se një pretendim i tillë, prej misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara konsiderohet një përpjekje e qëllimshme për bllokimin e reformës. DË citon analistë të ndryshëm të pohojnë se ka politikanë që e kundërshtojnë reformën, pasi tremben se nga përballja me drejtësinë, mund të arrestohen dhe te dënohen./a.m.

Next Post

Selami në grup: Ju kujtoj se ka dy deklarata kundër nesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In