• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ngërçi në Kosovë, mënyra e votimit pritet të përfundojë në Kushtetuese

by B K
09/05/2025 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet për të trembëdhjetën herë kur u mblodh 3 muaj nga dita e zgjedhjeve parlamentare. PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK refuzuan idenë e Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur kreun e Kuvendit përmes votimit të fshehtë duke bërë që seanca të ndërpritet dhe të vijojë pas 48 orësh.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëroi se të hënën do të dërgojnë për intepretim mënyrën e ndryshimit të votimit në Gjykatë Kushtetuese.

“Për shkak të ndryshimit në mes të zgjedhjeve të formës së votimit, nga votimi i hapur në votim të fshehur, ne kemi mbledhur nënshkrimet, do t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje ligjore dhe kushtetuese dhe të hënën do ta dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Time Kadriaj nga AAK.

AAK tha se kur të mblidhen të dielën në seancë do të tentojnë të marrin edhe nënshkrimet e PDK-së dhe LDK-së.

Këto dy parti thanë se fillimisht do ta analizojnë lëndën dhe do të vendosin nëse do t’i bashkohen iniciativës.

“Për sa i përket dërgimit të rasteve të caktuara në Gjykatën Kushtetuese, PDK-ja vetëm gjatë mandati të ish-Qeverisë Kurti i kemi dërguar 11 dhe i kemi fituar të 11-at, kemi ekspertizën e duhur për të vlerësuar a duhet të dërgohet diçka. Do ta shqyrtojmë pa paragjykim dhe do të marr mendimin e ekspertëve të PDK-së dhe do të komunikoj edhe me kolegët e AAK-së”, tha kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Për iniciativa për të dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese që i jep zgjidhje ngërçit politik i cili është krijuar natyrisht që ne analizojmë lëndën dhe jemi për zhbllokimin e situatës”, deklaroi Hykmete Bajrami nga LDK.

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se nuk ka ndonjë shkelje për mënyrën e votimit dhe iu ka kërkuar të gjithë atyre që mendojnë të kundërtën ta dërgojnë lëndën sa më parë në Kushtetuese.

“Ai që mendon që ka shkelje të Kushtetutës, nuk duhet ta mbajë pezull publikun por duhet ta dorëzojë më në fund në Gjykatë Kushteteuse sepse vetëm kështu do të mund të sqarohet a ka apo nuk ka shkelje, ne mendojmë se kjo është vetëm propagandë për të arsyetuar bllokadën”, u shpreh Donika Gërvalla në emër të VV-së.

AAK nuk sqaroi nëse në kërkesën drejtuar Kushtetueses do të përfshihet edhe interpretimi për të kufizuar të drejtën që propozimin për kryetar të Kuvendit të bëhet vetëm nga grupi më i madh parlamentar.

Next Post
Papa Leoni i XIV mban meshën e parë! Mbështetës i emigrantëve, i kërkon falje Zotit

Papa Leoni i XIV mban meshën e parë! Mbështetës i emigrantëve, i kërkon falje Zotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
20 minuta për të mashtruar ChatGPT,  Inteligjencën Artificiale dhe Google

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

February 19, 2026
‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

February 19, 2026
Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

February 19, 2026
Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

February 19, 2026
Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In