• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese dhe referendumi i Metës/ Maxhoranca ka nisur konsultimet për ndryshimet e Kushtetutës

by Java News
23/11/2019 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit ku u diskutua dhe miratua rezoluta ku i kërkohej presidentit Ilir Meta ti jepte fund shkeljeve të kushtetutës kryeministri Edi Rama tha:

“Ky Kuvend duhet të marrë masa ligjore kushtetuese, për të krijuar të gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj çdo akti flagrant dhe brutal bllokimi të atij që zyrën e Presidentit e ka kthyer në një frëngji për të shantazhuar Parlamentin, për të shantazhuar ndërkombëtarët, për të shantazhuar popullin shqiptar. Në dritën e kësaj ngjarjeje të re, Komisioni i Ligjeve dhe gjithë deputetët duhet të kontribuojnë për të riardhur këtu në Kuvend, më shpejt se vonë dhe për të votuar këtu neutralizimin e akteve të Presidentit, e akteve antikushtetuese dhe antiligjore”, do të deklaronte kryemistri.

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama në parlament ishte sinjali i parë për ndërhyrje ligjore.

Përballë deklaratave të forta me tone populiste, të presidentit Ilir Meta duke kërkuar çuarjen e shqiptarëve drejt një referendumi, maxhoranca e kryeministrit Edi Rama është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve të kushtetutës.

Gazetari i Top-Channel Muhamed Veliu ka mësuar se maxhoranca ka nisur ditët e fundit konsultimet me ekspertët ligjor të PS dhe anëtarët e komisionit të ligjeve. Konsultimet kanë prodhuar dy qasje se si duhet të zgjidhet ngërçi me Gjykatën Kushtetuese.

Disa prej ekspertëve kanë sugjeruar ndërhyrje në kushtetutë e pikërisht në ato nene që lidhen me gjykatën kushtetuese. Ndryshimet mund të prekin ato aspekte që dolën në pah si problematike për të përmbyllur me sukses plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa disa prej ekspertëve të tjerë i kanë mëshuar qëndrimit për ndryshime vetëm në ligjin për reformën në drejtësi.

Pikërisht ky propozim është pjesë e rezolutës për presidentin Meta, miratuar në parlament ku thuhet se “Kuvendi Shqipërisë në kuadër të frymës zhbllokuese të reformës në drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit”.

Por a do të shkojë maxhoranca qeverisëse deri në ndryshime të gur-themelit të Republikës siç është kushtetua?

Përgjigja e kësaj pyetje nuk do të jetë e largët, përballë ofensivës në të cilën është vënë maxhoranca dhe ndërkombëtarët prej kreut të shtetit Ilir Meta./ tch

g.kosovari

Next Post
Meta i largohet debatit për “Kushtetuesen” dhe gjen qetësinë te hurmat e Elbasanit

Meta i largohet debatit për "Kushtetuesen" dhe gjen qetësinë te hurmat e Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit me “D-Day”, çmimi i naftës rritet edhe më shumë, shkon në 94 dollarë për fuçi!

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit me “D-Day”, çmimi i naftës rritet edhe më shumë, shkon në 94 dollarë për fuçi!

August 20, 2026
Aksidenti ujor me një të vdekur në Shëngjin, Policia zbardh dinamikën: I riu ra nga gomonia aksidentalisht dhe helika…!

Aksidenti ujor me një të vdekur në Shëngjin, Policia zbardh dinamikën: I riu ra nga gomonia aksidentalisht dhe helika…!

August 20, 2026
Bernardo Silva flet si “Los Blancos”: U realizua ëndrra ime, Reali i Madridit klub unik!

Bernardo Silva flet si “Los Blancos”: U realizua ëndrra ime, Reali i Madridit klub unik!

August 20, 2026
“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhyrje edhe nga ajri!

“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhyrje edhe nga ajri!

August 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 20, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Aksident në Kaninë të Vlorës, makinat përplasen “kokë më kokë”, 2 persona të plagosur!

August 20, 2026
EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

August 20, 2026
Situatë kritike me zjarrin në Gojan, flakët kërcënojnë shtëpitë! Bashkia e Pukës urdhëron evakuimin urgjent të banorëve: Ju rrezikohet jeta

Situatë kritike me zjarrin në Gojan, flakët kërcënojnë shtëpitë! Bashkia e Pukës urdhëron evakuimin urgjent të banorëve: Ju rrezikohet jeta

August 20, 2026
Aksident i rëndë ujor te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër i plagosur!

Aksident i rëndë ujor te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër i plagosur!

August 20, 2026
Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com