• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngërçi i ligjit “Antimafia” ndihmon gjyqtarët e korruptuar të fshehin pasurinë

by Java News
15/11/2016 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji “Antimafia” ka prodhuar zero rezultate në zbulimin e pasurive të paligjshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për korrupsion, ndërkohë që hetuesit ankohen se dispozitat ligjore u kanë lidhur duart.

Ligji “Antimafia”-i ndryshuar në vitin 2014 për të përfshirë edhe veprën penale të  korrupsionit  ka dështuar të prodhojë rezultate në sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në dy vitet e fundit, hetimet pasurore ndaj njerëzve të drejtësisë kanë qenë formale dhe nuk kanë arritur të zbulojnë qoftë edhe një pronë të vetme, që rrjedh nga vepra penale e korrupsionit.

Një letër-këmbim i Gjykatës së Krimeve të Rënda me Këshillin e Lartë të Drejtësisë tregon se ndonëse ka disa raste të dënimit të zyrtarëve për korrupsion, nuk ekziston asnjë kërkesë për sekuestrimin apo konfiskimin e pasurive të tyre.

“…Nuk ka asnjë rast që Prokuroria e Krimeve të Rënda të ketë sjellë për sekuestrim apo konfiskim të pasurisë së personave të dyshuar apo të dënuar. Për rrjedhojë ne nuk kemi asnjë rast të shqyrtuar apo në shqyrtim,” shkruhet në letrën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të cilën BIRN e disponon.

Nga viti 2014 e deri më sot, zyra e “Task Forcës” për Krimet e Rënda ka hetuar dhe dërguar për gjykim një duzinë gjyqtarësh dhe prokurorësh të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv. Paralelisht me hetimet penale kundër tyre, Prokuroria nis edhe hetimin pasuror për secilin rast, në përputhje me ligjin “Antimafia”.

Megjithatë, BIRN mësoi se hetimet pasurore kufizohen përgjithësisht në veprime administrative, shkëmbime letrash me zyrat hipotekore apo bankat e nivelit të dytë-pa mundur të vënë në shënjestër pasuri të fshehura apo të jashtëligjshme të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion.

Prokurorët e intervistuar nga BIRN pranojnë se hetimet pasurore bëhen formalisht, por ata fajësojnë legjislacionin në fuqi si konfuz dhe pengues për një hetim të thelluar të pasurive.

Një prokuror i tha BIRN në kushtet e anonimatit se ata i kanë duart e lidhura për të hetuar realisht pasuritë e fshehura të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët i janë nënshtruar hetimit për veprat që lidhen me korrupsionin.

“Ne nuk hetojmë dot për të zbuluar pasuritë e fshehta të gjykatësve apo prokurorëve, mund vetëm të dërgojmë shkresa institucioneve bankare apo në hipoteka për të verifikuar vetëm pasuritë e ligjshme,” tha prokurori.

“Një ndër shkaqet e dështimit të ligjit është edhe informaliteti,” shtoi ai.

Ligji “Antimafia” është i bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, duke i penguar ata të kryejnë hetime për zbulimin e pasurive të paligjshme të funksionarëve publikë-të tilla si vëzhgimet, kontrollet në terren apo përgjimet.

Arenc Çela, drejtues i Task Forcës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda i tha BIRN se është e nevojshme që ligji “Antimafia” të ndryshojë, me qëllim që prokuroria të ketë në duar mekanizma për të kryer veprime të karakterit penal në zbulimin e pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme.

“Për momentin, prokurorët bëjnë vetëm hetim mbi bazën e shkresave, pa mundur të dërgojnë as letërporosi jashtë shtetit,” tha Çela për BIRN.

I miratuar në vitin 2004 në gjurmët e modelit italian, ligji “Antimafia” ka sjellë rezultate të diskutueshme në sekuestrimin e pasurive të grupeve të organizuara kriminale. Ndërkohë, ndryshimet ligjore të vitit 2014 për vënien në fokus të pasurive të përfituara nga korrupsioni kanë mbetur në pikën zero.

Për këtë arsye, dy misionet ndërkombëtare që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, Euralius dhe OPDAT kanë ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh për ndryshime të reja në ligjin “Antimafia” që prej vjeshtës 2015, në kuadër të paketës së reformës në drejtësi.

Prokuroria-një aktor i rëndësishëm për zbatimin e ligjit “Antimafia” ka propozuar një sërë ndryshimesh ligjore, çka sipas saj do të sillnin rezultate në gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive të rrjedhura nga korrupsioni. Propozimi thelbësor i saj lidhet me vënien në përdorim të Kodit të Procedurës Penale për sigurimin e provave për hetimet pasurore.

“Sipas eksperiencës italiane e cila është marrë si model nga ligjvënësi shqiptar, natyra parandaluese dhe qëllimi i konfiskimit nuk lejon të kryhen hetime, të cilat ndikojnë tek të drejtat dhe liritë themelore, të tilla si përgjimet dhe në përgjithësi mjetet speciale të hetimit, kontrollet, kqyrjet etj”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë, që BIRN e disponon.

Ajo sugjeron gjithashtu që t’u jepet forcë ligjore kontrolleve të drejtpërdrejta të pasurisë nga oficerët e policisë, ekspertimet apo deklarimet e personave të dobishëm për hetimin pasuror.

Neni 10 i ligjit “Antimafia” ia ngarkon gjykatës të drejtën për të kryer veprime të posaçme, të cilat paketa ligjore nuk i rregullon. Në sugjerimet e Prokurorisë thuhet se kjo dispozitë nuk është zbatuar kurrë në praktikë.

Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës për Krime të Rënda i jep të drejtë kolegëve të tij të Prokurorisë që kërkojnë zbatimin e rregullave të procedurës penale në funksion të ligjit “Antimafia” si dhe mbështet përpjekjet për përmirësimin e këtij ligji.

Ai i tha BIRN se ndryshimet në ligj duhet të bëjnë të mundur që të njëjtat rregulla të procedimit penal të përdoreshin edhe në hetimin pasuror, duke bërë të mundur që provat e mbledhura të përdoreshin në të dyja proceset. Simoni është gjithashtu në favor të përdorimit të mjeteve speciale të hetimit, çka sipas tij do të kufizonte hapësirat e palës nën hetim për të justifikuar pasurinë e tij.

“Varet nga vullneti legjislativ se çfarë qëllimi kërkohet me ndryshimet në këtë ligj: të jetë më i efektshëm e më lehtësisht i përdorshëm për Prokurorinë apo të ofrojë më shumë mundësi mbrojtje për palën tjetër,” përfundoi Simoni.

BIRN/Klodiana Lala

Next Post
OSHE investime në rrjetin e Tiranës me vlerë 7 mln euro

Shkaktuan dëme në rrjetin elektrik, OSHE padit 9 kompani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In