Nga 40 të ëndërruara, në 4 të realizuara, Lëvizja Socialiste për Integrim pësoi në këto zgjedhje disfatën më të madhe në katër garat e fundit elektorale.
Me dhjetëra qytetarë kanë “masakruar” krahun e djathtë të Kryemadhit, Petrit Vasilin duke i uruar atij pension të mbarë.
“Pension të mbarë shoku. Me qetësi, dashuri, dinjitet e tgjiiiith tmirat”, ironizon një qytetar duke e ndërthurur me shprehjen e Ilir Metës.
“Nejti pak kohë Kryetar i LSI dhe e dorëzoi, tani s’mban dhe aq shumë përgjegjësi”, shkruan një tjetër.
Ndërsa Esmerald Baja e ka përmbledhur ironinë e tij ndaj përfaqësuesit të LSI me urimin: Pleqëri të mbarë”.
/a.r