• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngelën në mes të detit me “JetSki”, policia shpëton 2 adoleshentët në Shëngjin

by A R
21/08/2023 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim se dy shtetas që ishin futur në det, me një mjet lundrues Jet Ski, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, nuk ishin kthyer në breg dhe kishin humbur kontaket me familjarët e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë nisur menjëherë kontrollet, me mjetet lundruese të Policisë Kufitare. Pas gjysmë ore kërkimi, është lokalizuar në det, rreth 5 milje larg nga bregu, 17-vjeçari (pasagjer i mjetit lundrues), i cili po tentonte të dilte në breg, me not, për të kërkuar ndihmë, pasi mjeti lundrues Jet Ski me të cilin po lundronte bashkë me shokun e tij, kishte pësuar defekt. Menjëherë, shërbimet e Policisë e kanë marrë 17-vjeçarin në mjetin e tyre lundrues dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Më pas, shërbimet e Policisë Kufitare kanë lokalizuar në det, 18-vjeçarin që kishte mbetur në det sepse mjeti lundrues Jet Ski që po drejtonte kishte pësuar defekt dhe rrezikonte të fundosej. Menjëherë, shërbimet  e Policisë Kufitare kanë marrë në mjetin e tyre lundrues, 18-vjeçarin dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Gjithashtu, shërbimet e policisë kanë tërhequr në breg mjetin lundrues Jet Ski që kishte pësuar defekt.

Të dy shtetasit që u shpëtuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Po gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkuan në ndihmë në dy raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.

/a.r

Next Post
Raste rekord me COVID/ Maqedonia e Veriut mban kufirin mbyllur me fqinjët, përjashtim bën Shqipëria

Ndryshon kah fluksi i lëvizjeve në pikat kufitare, radhë dhe vonesa gjatë fundjavës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com