• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngecja e opozitës në hartën politike të Sali Berishës

by Ylli Pata
03/07/2022 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka një opinion që shprehet nga zërat e hapur kundër qeverisë, të cilët akuzojnë pjesën e gazetarëve apo opinionistëve që kanë shtruar prej mëse një viti në publik çështjet e opozitës shqiptare.

“Në vend që të merren me Ramën që po na bën namin, merren me Berishën”, thonë në esencë këto gjëra.

Por, ajo që ka peshë më specifike në opinion është fakti që, prej zgjedhjeve të 25 prillit 2021, e më ngushtësisht prej shpalljes së Sali Berishës “Non Grata” prej qeverisë së SHBA-së, çështjet politike të opozitës shqiptare kanë mbuluar thuajse pjesën më të madhe të diskutimit politik në Shqipëri.

Një hapësirë e lakmueshme prej çdo grupim apo hapësirë politike në çdo vend të botës, pasi kur flitet për të, është shans i rëndësishëm që pikërisht kjo pjesë e hartës politike të avancojë kauzat, idetë, por edhe modelet e saj në shoqëri.

Nuk është aspak e re logjika e sulmit ndaj Edi Ramës, qeverisë, apo mazhorancës socialiste që mori mandatin e tretë qeverisës një vit më parë.

Pavarësisht asaj që mund të bëjë media serioze në ngritjen e kritikave, apo edhe akuzave nëse janë të bazuar në lidhje me problemet e qeverisjes apo abuzimit me pushtetit, një opozitë normale dhe moderne ngre alternativën e saj, e jo zhytet në një pellg të palëvizshëm akuzash, që herë i shton e herë i zbut, apo herë i qarkullon sipas leverdisë së momentit, natyrisht kombinuar me interesa të çastit.

Disa politikanë me përvojë që vijnë nga partitë aleate të opozitës, duket e kanë kuptuar më qartë logjikën dhe e kanë shprehur qartë këtë gjendje. Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane deklaroi se “Qasja jonë nuk duhet të jetë referenca që ka bërë Rama. Ne nuk duhet të sillemi si Rama për të sulmuar Ramën, por si shqiptarët që nuk e duan Ramën ne duhet të jemi zëri dhe vala e ndjesisë qytetare”. Ndërkaq, Agron Duka, kreu i Partisë Agrare, e ka nisur konkretisht këtë aksion politik, duke marrë përsipër që në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm të garojë si subjekt më vete, kryesisht për këshillat bashkiake.

E në fakt, lëvizja dhe krijimi i një ideje dhe modeli të ri, është ajo që mund t’i japë një hapje mendjes një opozite të frustruar në lidhje me hartën politike të vendit. Edhe në qëndrimet politike para foltoreve të ndara në PD, apo edhe në shkrime e opinioneve të politikanëve të opozitës, shtrohet koncepti i ndarjes së territorit politik, ku akuzohet Rama se po diskriminon pjesën e veriut kundër asaj të jugut. Kjo u pa edhe në pamfletin sarkastik të Argon Gjekmarkajt në lidhje me përurimin e tunelit të Skërficës. Ideja, pavarësisht e shprehur në mënyrë metaforike rreh tek një çekan: nga Fushë Kruja e sipër Edi Rama nuk bën investime.Nejse për tu futur në analizimin e kësaj qasje, patjetër që bie në kurth ngase ka edhe do të ketë qëndrimet të ndryshme, ku relativja e mund sidomos në debatin tonë faktin si argument që duhet të bindë të dy palët.

Gjithsesi, çështja këtu është pikërisht ngecja krejt e gabuar e mentalitetit të opozitës tek një gjeopolitikë e vjetër e hartës së Shqipërisë, gjë që edhe pse nuk resht të përmendet, nuk rezulton të jetë e saktë. Bëhet fjalë për gjeopolitikën e Berishës, dhe një mentalitet që e kanë të ngulitur mjaft njerëz në Partinë Demokratike, sipas të cilëve Shqipëria është një vend me shumicë elektorati të majtë, ku normalisht nuk fiton një opozitë e djathtë pa kërcyer e ndezur etapat. Një logjikë politike që realisht nuk ka fare bazë në realitetin politik të 30 vjetëve në Shqipëri. Në fillimet e saj, Partia Demokratike ka pasur më shumë mbështetje në qytetet e Vlorës dhe të Fierit, sesa në ato të Bajram Currit dhe Kukësit. Këtë e tregojnë qartësisht rezultatet e zgjedhjeve të para vendore pluraliste në Shqipëri, që u zhvilluan më 26 korrik 1992.

Ky trend u zgjiz dhe krejt normalisht do të zgjerohej, natyrisht duke e ushqyer klasën e re politike me përfaqësues sa më të rëndësishëm nga komunitetet. PD ishte thuajse fituese në të gjitha qytetet e mëdha në Shqipëri. Ndërsa PS-ja, kryesisht në zonat dytësore dhe rurale të vendit. Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë, Fier, Sarandë, u fituan nga kandidatë të Partisë Demokratike.Por gjithçka u përmbys në referendumin e Kushtetutës në vitin 1994 dhe më pas në zgjedhjet pas katrahurës së 1997-s. Ku Partia Socialiste fitoi në qytetin e Tiranës, të gjitha zonat zgjedhore, çka ishte një sinjal i fortë i lëvizjes së elektoratit që konsiderohet “gri” në vend. Megjithatë, për të marrë bashkinë PS-së në vitin 2000, ju desh të nxirrte një kandidat “outsider” si Edi Rama, i cili mblodhi më shumë se 20 mijë vota të vetat që vinin nga “serbratorët” politikë të së djathtës.

Në vitin 2005, Partia Demokratike arriti të mundë PS-në, kur fitoi gjysmat e zonave në Tiranë dhe të gjithë deputetët e Durrësit me rezultatin e famshëm 8 me zero. Po ashtu u fituan 2 deputetë në Vlorë, ndërsa Genc Ruli mundi Makbule Çeçon jo vetëm me votat e Lazaratit, por edhe të një pjesë të qytetit të Gjirokastrës. Është e vërtetë se atëherë LSI dha një rol të rëndësishëm në humbjen e PS-së, por PD nisi të avancojë drejt elektoratit gri, nga Tirana dhe në jug të Shqipërisë. E famshmja shprehje toksike se “unë e marr qeverinë me 200 demokratë të Mamurrësit e të Bushatit” që e përdori Sali Berisha pas grushtit të dështuar të shtetit të 1998-s, ishte një nga gjestet politikë që natyrisht e ka përçarë më tepër mjedisin politik, por jo hartën.

Dy vite pas 2005-ës, PD bëri hap prapa politikisht, duke humbur qytetet kryesore të Shqipërisë; të gjitha, madje në 2011-n e thelloi humbjen edhe në njësitë vendore bregdetare nga Velipoja në Sarandë. Një gjeopolitikë e brendshme, që ka sinjalet e veta nëse përdoret me mençuri dhe nuk ka lidhje me ndarjen dhe polarizimin krahinor. E që nga 2007-a, PD nuk ka avancuar në Korçë, Elbasan, Durrës, apo edhe Lushnjë e Fier,(përveç Mallkastrës, Këlcyrës apo Pogradecit), e natyrisht edhe në Tiranë.

E kjo hartë është njolla gjeografike e votës që kishte ide dhe e zbatoi Sali Berisha-kryeministër në zgjedhjet e 2009-s. Ku barazinë e forcave në terren e bazoi tek fuqia në zonat anash Tiranës si Kamza, Laknasi, Vora e Paskuqani , sesa tek vota urbane. Por edhe në Tiranë, kandidimi i Lulzim Bashës për kryetar bashkie është një sinjal i qartë i kundërshtimit të mentalitetit të bllokuar të Sali Berishës. Po çfarë ndodhi në vitin 2011? PD i mori seriozisht zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës, e angazhoi një fuqi të madhe monetare e mendore. Nga SHBA pajtoi një nga kompanitë më të njohura strategjiste “Podesta Group”. Strategët elektoralë të Podesta-s, pas sondazheve në terren vendosën që Sali Berisha të shmanget nga fushata e Tiranës dhe ashtu ndodhi. Berisha u zhduk fare nga qarkullimi, e siç dihet avancimi i votave të Bashës dhe PD-së ndodhi në zemër të qytetit të Tiranës. PD fitoi njësitë 8,10 dhe 11, të cilat tashmë u humb zgjedhje pas zgjedhjesh. Pra opozita e ka modelin dhe shembullin brenda vetes, si dhe të kundërtën që ka ndodhur tek ngecja jo thjesht te Sali Berisha, por elita e vjetër përreth tij dhe berishizmi si koncept politik krejt jashtë kohe. Pasi synon polarizimin në një epokë apo kur brezat e rinj nuk e kanë as dëshirën e as konceptin të asgjësojnë njëri-tjetrin…

Next Post
“Më tërhoqi nga flokët si i tërbuar dhe…”/ Partnerja e akuzon për dhunë, këngëtari ngre padi ndaj saj

"Më tërhoqi nga flokët si i tërbuar dhe…"/ Partnerja e akuzon për dhunë, këngëtari ngre padi ndaj saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

January 8, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

January 8, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Juglindja zgjohet nën reshjet e dëborës, intensiteti më i lartë në Dardhë, Voskopojë dhe Qafë-Thanë

January 8, 2026
Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë

Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë

January 8, 2026
The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria juridike nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael-Shqipëri

The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria juridike nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael-Shqipëri

January 8, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Do kemi ushtrinë e ëndrrave”, Trump njofton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

January 8, 2026
“Tur kombëtar në gjithë vendin! Jo më bojkot!” Besart Xhaferri: Kandidati për kreun e ri të PD, të ketë muskuj politik

Berisha fton opozitën në tryezë, deputeti demokrat: Më afër se kurrë një qeverie teknike

January 8, 2026
Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

January 8, 2026
Zbulohet dosja e ‘Sigurimit’ për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

Zbulohet dosja e ‘Sigurimit’ për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

January 8, 2026
Agjenti i emigracionit vret një grua në Minneapolis, kryebashkiaku: Akt i pamatur, largohuni nga qyteti

Agjenti i emigracionit vret një grua në Minneapolis, kryebashkiaku: Akt i pamatur, largohuni nga qyteti

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In