• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ngec Demarkacioni, tension dhe goditje me vezë në Kuvendin e Kosovës

by Java News
23/02/2018 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë sërish seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Seanca e jashtëzakonshme fillimisht ishte parashikuar të mbahej një ditë më parë, por u shty për sot. Por edhe në seancën e së premtes duket se nuk u arrit asnjë marrëveshje, duke e shtyrë serish seancën për ditën e mërkurë.

Aktualisht, Kuvendi po ballafaqohet me problematikën e vendimmarrjes, pasi nuk janë siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Në fillim të seancës të së enjtes, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi deklarimin e grupeve parlamentare, duke ua bërë me dije deputetëve, se votimi mund të ndodhë vetëm në një rast dhe nëse dështon ratifikimi i marrëveshjes, Kosova do ta humbasë liberalizimin e vizave.

Ndërkohë, para nisjes së seancës, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është gjuajtur me vezë.

Një qytetar me emrin Islam Krasniqi ka gjuajtur me vezë në drejtim të Kurtit në shenjë proteste për mos ratifikimin e Demarkacionit.

Pas këtij veprimi Krasniqi është shoqëruar nga policia të cilët e kanë future në oborrin e ndërtesës së Kuvendit.

Gjatë kohës që mbahej seanca dhjetëra qytetarë protestonin para parlamentit duke kërkuar votimin e demarkacionit.

“Votoni demarkacioni, na nxirrni nga izolimi”, shkruhej në parrullat që mbanin në dorë.

a.ç

Next Post
Emri/ Pranga shkodranit në Itali, i gjendet kokainë dhe armë në banesë

Emri/ Pranga shkodranit në Itali, i gjendet kokainë dhe armë në banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com