• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngatërrohet komisioni hetimor: “Humb” llogaritë e Klodian Zotos të inceneratoreve

by Java News
29/11/2021 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e nivelit të dytë, FiBank, i ka dorëzuar deputetëve të Komisionit Hetimor për inceneratorët të dhënat e një shtetasi, duke qenë kështu në shkelje ligjore. Përmbi këtë fakt, të dhënat e dorëzuara, nuk janë as ato të sakta, pasi banka ka ngatërruar shtetas!

Sipas formularit që disponon Albanian Post, banka i ka kthyer përgjigje deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

FiBank, në këtë përgjigje, thotë se shtetasi Klodian Zoto, ka llogari aktive në këtë bankë. Ai është i datëlindjes 13 shkurt 1990, pra 31 vjeç dhe mban pranë kësaj banke numrin e llogarisë “AL62 2152 1078 ALL1 0000 0665 9200”./m.j

Mirëpo, shtetasi Klodian Zoto i inceneratorëve, nuk është 31 vjeç në të vërtetë, por shumë vite më i madh në moshë.

Në këtë rast, komisioni, që sipas deputetëve të opozitës ka të gjitha atributet e organeve të hetimit të drejtësisë, me përjashtim të ndjekjes penale, nuk ka zbatuar as praktikën më elementare të organeve të drejtësisë në lidhje me kërkesën. Një kërkesë informacioni e tillë, në rastet kur dërgohet nga organet hetimore të drejtësisë përmban minimalisht emrin, mbiemrin, datëlindjen, vitlindjen dhe atësinë.

Në kërkesën që kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku u ka dorëzuar bankave dhe të siguruar nga Albanian Post shihet qartë dërgimi i saj i paplotë, por vetëm me emër, mbiemër për personat që kërkon llogaritë, pa përcaktuar atësinë, pa datëlindje, pa vitlindje dhe të tjera të dhëna të domosdoshme.

Kërkesa bazohet në dy nene të ligjit për Komisionet Hetimore. Por, asnjëri prej ligjeve, nuk i jep të drejtën komisionit vetë apo deputetëve, të marrin në zotërim llogaritë e qytetarëve.

Në nenin 13 pika katër, thuhet se “Kërkesa për hetime ose marrje provash nga çdo anëtar i komisionit pranohet nga komisioni pa votim”.

Nga ana tjetër, në pikën B të nenit 17, thuhet se “(Komisioni) thërret titullarë institucionesh për pyetje, si dhe kërkon nga ata informacione, ose dokumente zyrtare”. Edhe kjo, me kushtin që sipas përcaktimeve të pikës një të nenit 15, të jenë informacione publike.

Llogaritë bankare të qytetarëve, nuk janë të tilla.

Në vend të kësaj kërkese, ajo çfarë Komisioni ka dërguar në të vërtetë, është vetëm emri dhe mbiemri i shtetasit. Banka në këtë rast, ka kryer shkelje, duke i dërguar Komisionit të dhënat e një 31-vjeçari, pa kërkuar verifikime të mëtejshme.

Ndërkohë, siç mëson Albanian Post, banka i ka kërkuar Komisionit të vendosë në dispozicion atësinë, për të kryer konfirmimin.

Në këtë rast, ky është një dëm ndaj shtetasit 31-vjeçar Klodian Zoto, të cilit i janë shkelur të drejtat e privatësisë.

Pra, banka u ka ofruar deputetëve të dhënat e një qytetari, që jo vetëm s’ka lidhje me objektin e hetimit të Komisionit, por edhe nëse do të kishte sërish do të përbënte shkelje të ligjit të privatësisë, Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria që mbrojnë privatësinë dhe të drejtat e tjera që lidhen me të.

Nga të dhënat e dorëzuara nga FiBank rezulton se llogaria është çelur në datë 16 qershor të 2013-s, është ende aktive dhe ka një balancë prej rreth 213 mijë lekësh. Bashkë me këto të dhëna, deputetëve u është dorëzuar edhe i gjithë historiku i transfertave.

Kjo ngjarje, mundet fare mirë të shndërrohet në një precedent të rrezikshëm, sepse në bazë të logjikës së përdorur nga banka, cilido person i veshur me pozicionin e deputetit, mund t’i dërgojë një shkresë për të ditur gjendjen e llogarisë së cilitdo person.

Pra, vendimi i FiBank mund të ketë pasoja edhe të mëtejshme. Që nga shkelja e privatësisë, e sekretit bankar apo shkelje të tjera më të rënda, të cilat mund të përbëjnë deri në shkelje si vepër penale.

       

Next Post
“Është non grata, hetoni si iu dha mundësia për atë intervistë”/ Kokalari i shkruan drejtores së Zërit të Amerikës për bisedën e seksionit shqip me Berishën

“Është non grata, hetoni si iu dha mundësia për atë intervistë”/ Kokalari i shkruan drejtores së Zërit të Amerikës për bisedën e seksionit shqip me Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kallëzimi në SPAK është idiot”, Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë grevë…

September 10, 2026
Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

September 10, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com