• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngacmonte seksualisht të miturën, habit 33-vjeçari: Doja që…

by Java News
07/04/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Bathore. I arrestuari është shtetasi me iniciale Sh.M., banues në Bathore, dhe është vënë në pranga me akuzën e “përndjekjes” dhe “ngacmimit seksual”.

Ngjarja është denoncuar pasditen e së hënës në Komisariatin nr.5 nga vajza e dëmtuar, e cila ka qenë e shoqëruar edhe nga nëna e saj. Në prezencën e një psikologeje, 16-vjeçarja me iniciale G.D., nxënëse e vitit të parë në gjimnazin “Ibrahim Rugova” të Kamzës, ka treguar se prej më shumë se 6 muajsh ngacmohej nga një person, të cilin ajo nuk e njihte, shkruan “Panorama”.

Vajza ka deklaruar se ky person e priste thuajse çdo ditë te dera e shkollës dhe e ndiqte gjatë gjithë rrugës kur ajo kthehej në shtëpi. Madje, në disa raste, ka hipur në të njëjtin autobus me të, kur ajo kthehej nga Kamza drejt shtëpisë së saj në Bathore, dhe e ka prekur në vende intime, duke e ngacmuar seksualisht.

Vajza ka deklaruar se më përpara kishte turp t’i tregonte të ëmës se çfarë po i ndodhte, edhe pse kishte filluar të frikësohej nga personi i panjohur. Por së fundmi situata kishte nisur të bëhej edhe më e rëndë, pasi i dyshuari i kishte folur me fjalë shumë të rënda, madje edhe duke e kërcënuar, në mënyrë që të niste një lidhje dashurie me të. Për këtë arsye, 16-vjeçarja dy ditë nuk kishte shkuar në shkollë, pasi kishte frikë nga 33-vjeçari, i cili kishte filluar t’i shkaktonte gjendje ankthi.

Ajo është bindur t’i tregojë të ëmës vetëm pas këmbënguljes së saj, pasi dyshonte se diçka nuk shkonte me të bijën, duke qenë se ajo nuk kishte shkuar dy ditë në shkollë.

Sapo ka mësuar se çfarë i kishte ndodhur, nëna ka marrë vajzën dhe është paraqitur në Polici. Burimet thanë se menjëherë pas kallëzimit, kanë nisur hetimet dhe është vendosur që të bëhej ndalimi në flagrancë i të dyshuarit, shkruan “Panorama”.

Ai u arrestua mesditën e së martës, në kohën kur sërish i ishte vënë pas 16-vjeçares, teksa ajo po shkonte në shtëpi. Gjatë marrjes në pyetje, 33- vjeçari Sh.M. ka mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht të miturën, duke treguar se kishte qëllime serioze dhe donte të fejohej me të, për këtë arsye i kishte folur disa herë te shkolla.

c.a

Next Post
Batistuta: Argjentina duhet ta marrë Icardin para se Higuainin

Batistuta: Argjentina duhet ta marrë Icardin para se Higuainin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In