• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngacmonte seksualisht kunatën, arrestohet biznesmeni nga Tirana

by Java News
19/05/2017 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme biznesmenin 49 vjeçar nga Tirana, Kujtim Hoxha, i cili është dënuar nga gjykata me 8 muaj burg për ngacmim seksual.

Gjatë vitit 2014, ai ka ngacmuar seksualisht kunatën e tij. Hoxha, prej kohësh në kërkim nuk bëri rezistencë ndaj policisë.

Në gjyqin ndaj tij janë paraqitur SMS-të që ai i dërgonte kunatës ku i thoshte se do ta kapte me zor.

MESAZHET

Referuar kallëzimit të shtetases D. M., kunati i saj, i pandehuri e ka ngacmuar seksualisht që prej muajit mars të vitit 2014. Ajo ka rrëfyer se i pandehuri Kujtim H. i ka kërkuar vazhdimisht që të kryente marrëdhënie seksuale me të, duke i thënë se përndryshe do ta shkatarronte atë dhe familjen. Sipas saj, në 07 tetor 2014 rreth orës 21:58 i pandehuri Kujtim H. i ka dërguar një sms me tekst “… moj k… m… do te … me zor neser në pazar. Me kalove nga shtepija jote. une kerkoje te bejsh ate qe dua une. tregoja mesazhin burrit”, shkruan panorama.

Para oficerit të policisë gjyqësore, e dëmtuara D. M. ka sqaruar se pasi ka lexuar këtë mesazh ka telefonuar djalin e tij, nipin e saj, duke i thënë “thuaj babait tënd të mos shkruajë sms në telefon dhe budalliqe, se kam për ta denoncuar ne polici”. Edhe pas kësaj telefonate i pandehuri i ka dërguar një tjetër sms me përmbajtje seksuale të dëmtuarës.

VERIFIKIMI

Sipas vendimit të gjykatës, nga këqyrja e rubrikës së mesazheve të telefonit celular të shtetases D. M. në datën 08.10.2014, evidentohen dy sms të dërguar nga numri telefonik 068…62. Në datë 07.10.2014 në orën 21:58 dhe në orën 22:12 me rezultojnë mesazhe me tekst me permbajtje seksuale. E dëmtuara D. M. ka pohuar se këto shprehje të dërguara me sms ja ka thënë dhe direkt asaj në prani të motrës dhe të vjehrrës.

ALIBIA

Gjatë hetimeve dhe gjatë gjykimit i pandehuri Kujtim H. ka ngritur një alibi sipas të cilës, komunikimet me kunatën i ka pasur për shkak të një borxhi që i kishte dhënë 5 vjet më parë. Ai ka deklaruar se i ka dërguar mesazhet me atë përmbajtje të kunatës së tij jo për ta ngacmuar seksualisht, por për një borxh prej 5 milionë lekësh të vjetra, që ende nuk ia kishte shlyer. “Ky pretendim i të pandehurit nuk qëndron pasi nga të gjitha mesazhet e dërguara në numrin e saj të telefonit nuk ka shprehje për lekë borxh, por vetëm shpreheje të ngacmimit seksual. Gjithashtu nga ana e të pandehurit nuk u paraqit ndonje provë shkresore që të provonte se shtetësja D. M i ka dhënë lek borxh”, arsyetonte gjykata në vendim./a.ç

Next Post
FOTOT EKSKLUZIVE/ Swing jazz & “Andrra n’tren”

FOTOT EKSKLUZIVE/ Swing jazz & “Andrra n’tren”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In