Telashet për gazetarin Sokol Balla nuk kanë fund. Pas publikimit të videos intime, këtë radhë ai është përndjekur me sms nga një avokat i cili u arrestua nga policia.
Në prangat e policisë ka rënë Ilir Malindi 62 vjeç, banues në Durrës dhe me profesion në avokat.
Sipas policisë, avokati 62 vjeçar në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke i dërguar SMS nëpërmjet telefonit celular gazetarit Sokol Balla.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Përndjekja”.
Redaksia Online
(Javanews.al)









