Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43-vjeç i cili akuzohet për vepra të turpshme me një të mitur.
Burime zyrtare policiore bëjnë të ditur se në pranga ra shtetasi A.Rr, banues në Tiranë.
Ai thuhet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 13-vjeçareje.
Ka qenë kjo e fundit që në shoqërinë e prindërve ka bërë denoncim në polici.