• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngacmoi seksualisht 4 adoleshente brenda perimetrit të sigurisë në gjimnaz, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

by Java News
15/11/2023 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

37-vjeçari, Besmir Beqiri është vënë në pranga pasi ka ngacmuar sekualisht 4 nxënëse brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në Lushnje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti person, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Besimir Beqiri është kapur dhe vënë në pranga për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Lushnjë/Vigjilencë e shtuar e shërbimeve të Policisë, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla.

Ngacmoi seksualisht, brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, 4 nxënëse, vihet në pranga 37-vjeçari.

Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit është e vendosur për të zbatuar me rigorozitet masat e përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike, psikologët, punonjësit socialë dhe me qeveritë e nxënësve.

/f.s

Next Post
Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Shpallet fituesi për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idenë

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Shpallet fituesi për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com