Një tjetër grua ka akuzuar ish-presidentin amerikan, George H.W. Bush për ngacmim seksual.
Akuza kësaj radhe vjen në kohën kur ai ishte në detyrë, transmeton portali arbresh.info
Një grua 55-vjeçare, e cila ka kërkuar të mbetet anonime, ka thënë për CNN se Bush e kishte kapur atë për vithe gjatë një kampanje në Miçigan.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1992, kur Bush ishte 67-vjeçar.“Ne u ofruam për një fotografi familjare dhe gjatë asaj kohe ai më kapi për vithe”, shtoi ajo.
Në kohën kur ka ndodhur incidenti, ajo nuk kishte folur, por rastin ia kishte treguar ish burrit të saj.Ajo ka zgjedhur të flasë tani, pasi edhe gratë tjera kanë vendosur të ngrenë zërin kundër ish-presidentit amerikan. (b.an)