Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka marrë pjesë pjesë në Forumin Sigurisë, organizuar nga House of Lords në Londër.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri shkruan se deputetë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, patën mundësinë të diskutojnë në një panel me ish-Sekretarin e Përgjithshën të NATO-s Lord George Robertson, Lord Des Browne ish-Ministër i Mbrojtjes, Lord David Haney Ish-Ambasador i UK në UN dhe BE, deputetët Mark Pritchard e Bob Scot.
“Temat kyçe të diskutimit bazoheshin tek agresioni rus ne Ukrainë; ndikimet e Kinës në rajon; qëndrimi i Serbisë ndaj sanksioneve; problemet në Bosnje Hercegovinë; dialogu Kosovë-Serbi dhe zvarritja e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, thekson Sekretari i Përgjithshëm I PS, Damian Gjiknuri.
/a.r