• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga zgjedhjet tek samiti dhe Giro d’Italia, Policia raporton përmbledhjen mujore të majit: Mbi 600 të arrestuar

by E S
08/06/2025 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme përmbledhjen e veprimtarisë së saj në muajin maj, një muaj i ngjeshur me ngjarje të rëndësishme për vendin nga zgjedhjet e 11 majit, Samiti i Komunitetit Politik Europian e deri te Giro d’Italia.

Sipas përmbledhjes mujore, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka kryer 99 operacione policore me qëllim goditjen e krimit të organizuar. Nga ana tjetër ka realizuar edhe 34 operacione ndërkombëtare për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në muajin maj, Shqipëria priti ‘Giro d’Italia’, realizoi zgjedhjet vendore, priti Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe Turin e 82-të çiklistik, katër ngjarje të cilat kanë pasur një angazhim intensiv nga Policia e Shtetit.

‘Janë vënë në pranga 625 autorë të dyshuar veprash penale, janë sekuestruar para dhe pasuri me burime të dyshimta kriminale në vlerë totale rreth 415 000 euro, mallra të kontrabanduara, antiplumb, silenciatorë, dokumente dhe para false.’ -thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga ana tjetër, në maj është realizuar edhe operacioni kombëtar ‘Koordinata’, ku janë asgjësuar 8.269 bimë/fidanë cannabis, duke goditur rrënjësisht përpjekjet për kultivim të paligjshëm.
Në përmbledhjen e muajit maj, Policia e Shtetit bën të ditur edhe realizimin e tre operacioneve për trafik armësh në qytetet Tiranë, Shkodër dhe Durrës, ku janë arrestuar 21 persona të përfshirë.

Në përmbledhje bëhet e ditur edhe veprimtaria e Policisë Rrugore, e cila raporton se ka arrestuar 155 drejtues mjetesh dhe ka vendosur 12 440 masa administrative, shumica për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe drejtim nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit, gjatë muajit maj 2025

Punë intensive, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe me agjencitë ligjzbatuese vendase, me qëllim arrestimin e shtetasve me rrezikshmëri shoqërore dhe goditjen e fenomeneve kriminale me impakt të lartë publik, si armëmbajtja pa leje dhe kultivimi/trafikimi i narkotikëve.

Krahas aksioneve policore, gjatë muajit maj, punonjësit e Policisë janë angazhuar maksimalisht, në shumë dimensione të garantimit të rendit, gjatë aktiviteteve me ndikim të madh dhe të drejtpërdrejtë në imazhin e vendit, si:

gara ndërkombëtare Giro d’Italia;

zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë;

Samiti i Komunitetit Politik Europian;

Turi i 82-të çiklistik.

Për sa i përket aspekteve të punës policore, gjatë muajit maj:

janë finalizuar 99 operacione policore;

janë finalizuar 34 operacione policore ndërkombëtare;

janë vënë në pranga 625 autorë të dyshuar veprash penale; janë sekuestruar 50 armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak; rreth 84 kilogramë cannabis, qindra doza të kësaj lënde dhe të lëndës narkotike kokainë, si dhe 2861 fara cannabisi; para dhe pasuri me burime të dyshimta kriminale në vlerë totale rreth 415 000 euro, mallra të kontrabanduara, antiplumb, silenciatorë, dokumente dhe para false;

janë asgjësuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, 8269 bimë/fidanë cannabisi;

në Tiranë dhe në Shkodër, gjatë 3 operacioneve, janë arrestuar 13 shtetas, të cilët, të organizuar si grup ose individualisht, trafikonin ose shitnin armë për llogari të grupeve kriminale;

puna operative dhe operacionale e Policisë së Durrësit dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale çoi në pranga 7 shtetas (3 prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore), të cilët qëndronin së bashku në ambientet e një restoranti, me armë zjarri të gatshme për qitje;

është parandaluar përshkallëzimi i 8 konflikteve, disa prej tyre në familje dhe/ose me armë zjarri;

janë zbardhur 10 ngjarje kriminale që përfshijnë shpërthim me eksploziv, plagosje, vetëplagosje me armë zjarri të mbajtura pa leje, djegie të qëllimshme të automjeteve dhe aksidente rrugore ku drejtuesit e automjete janë larguar nga vendi i aksidentit;

është zbuluar 1 banesë e përshtatur për kultivim me llamba të bimëve narkotike, në Fier, si dhe një 1 “call center” në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik;

janë finalizuar 22 operacione për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale;

janë goditur 13 raste të tentativës për të transportuar mallra të kontrabanduara, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar;

janë finalizuar 2 operacione kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe 2 operacione kundër transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit;

Policia e Qarkut Vlorë iu ka dhënë ndihmë në 4 raste, shtetasve të huaj dhe shqiptarë që gjendeshin në vështirësi, si pasojë e terrenit dhe/ose kushteve të motit;

janë trajtuar, në bashkëpunim me institucione të tjera kompetente, 181 raste të dhunës në familje dhe 217 krime kundër mjedisit.

Policia Rrugore, me flotën e pajisjeve inteligjente që ka në dispozicion ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me objektivin madhor: sigurinë rrugore.

Në pranga, 155 drejtues mjetesh, nga të cilët:

107 për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

48 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

191 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.

12440 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit; raste për të cilat drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Kufitare ka hartuar dhe zbatuar analiza të posaçme risku dhe ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.

Janë evidentuar dhe goditur në pikat e kalimit kufitar 50 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 22 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false dhe 6 raste të trafikimit të mjeteve motorike.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për organizimin dhe finalizimin e operacioneve kundër krimit në përgjithësi dhe kundër atij të organizuar në veçanti. Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri, si dhe të informojnë Policinë për çdo rast nevoje, pasi ndërhyrja dhe asistenca do të jenë të menjëhershme.

Next Post
Italia i tregon derën Spalletit, shkarkohet trajneri pas humbjes ndaj Norvegjisë

Italia i tregon derën Spalletit, shkarkohet trajneri pas humbjes ndaj Norvegjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti flet pas fitores: Triumfoi populli i Kosovës, të ecim përpara pa vonesë

Kurti flet pas fitores: Triumfoi populli i Kosovës, të ecim përpara pa vonesë

December 29, 2025
Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com