• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Nga xhevahir, u bëtë kufomë’, Rama i ashpër me akademikët

by Java News
22/11/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Xhevahiri rrezatues është bërë kufoma e vetvetes”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një takim grupin reformator të Akademisë së Shkencave.

Kryeministri është treguar i ashpër me akademikët, ku shpjegoi arsyet që u ndërpreu financimet, ndërsa po dëgjon edhe pretendimet e anëtarëve.

Rama deklaroi se Akademia nuk reflekton vizionin e etërve themelues.

“Humbën më shumë se një vit në një inerci të kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni, që dikur u krijua si xhevahiri rrezatues dhe sot është burim pezmatizimi, për të mos thënë brengë për ata që e themeluan.

Kjo situatë na ka shtyrë që të çojmë përpara idenë e refuzimit për ta financuar më tutje këtë institucion me paratë e taksapaguesve.

Akademia e Shkencave është kufoma e vetvetes, nuk reflekton vizionin e etërve themelues. Kam përballë studiuesin Luan Omari, akademia nuk ka arritur të reflektojë transformimin epokal të dijes shqiptare.

Kam pasur një kërkesë për t’iu dëgjuar, me gatishmërinë për t’u dëgjuar, një përpjekje ‘in-extremis’ por unë me ministren jemi këtu për t’iu dëgjuar” deklaroi ai.

Lidhur me debatin e shumëpërfolur mbi fondet që qeveria do t’i japë Akademisë, Rama tha se do të ketë shkurtim drastik të parave dhe do të jepen vetëm aq sa mjaftojnë për honoraret.

“Do bëjmë shkurtim drastik të fondeve, por do të ruajmë fondet për ata që marrin honorare apo shpërblim, me një kusht: Të përkthehet brenda marsit në një platformë rithemelimi të Akademisë së Shkencave. Sigurisht edhe kjo punë do bëhet në bashkëpunim. Po nuk preka, nuk besoj dot se kjo do bëhet. Ju takon ju, ne jemi të gatshëm për gjithçka por në buxhetin e 2018 do të lejojmë vetëm pjesën që do t’ju mbajë bashkë ju në funksion të kësaj pune. Por Akademia si shërbim social do të mbyllet. Kështu është katandisur, shërbim social”, tha Rama.

Akademiku Artan Fuga tha se reformimi i Akademisë së Shkencave duhet të bëhet përmes rithemelimit. Ai tha se duhet reformim dhe më pas zgjedhje.Fuga parashtroi edhe disa pika të cilat duhet të përfshihen për reformimin.

“Jemi dakord që reforma ka mbetur në mes. Mendoj se janë disa çështje që duhet të diskutohen dhe të jenë pjesë e reformës. 1. Duhet reformë dhe rezultate. 2. Reforma duhet të kapë auditin e përdorimit të fondeve, sepse ende nuk kemi mundësi të kërkojmë fonde të tjera. U bënë vite që kam kërkuar këtë. 3. Reforma e personalitetit që ka mbetur në mes të rrugës. A mundet që personaliteti i akademisë të mos ketë dekorata? 4. Reforma e statusit të akademikut dhe statusi i tij. Pse ka frikë akademia të bëjë thirrje për anëtarë të rinj. A do dalin akademikët në pension si të tjerët? 5. Reforma e matjes së punës shkencore. Ku janë kriteret e performancës? 6. A duhet të përfshijë dhe inovacionin kjo Akademi. 7. Reforma e legjitimitetit. Kush e përfaqëson Akademinë?. Keni të drejtë kur thoni se Akademia nuk është zhvilluar normalisht. Unë propozoj që reformimi të bëhet përmes rithemelimit. Në fillim reformim më pas zgjedhje”– tha Artan Fuga.
Ndërsa Skënder Gjinushi përmendi si problem të madh ikjen e trurit: “të zgjuarit, të sukseshmit nuk po rrinë më këtu”.

/a.ç

Next Post
Haga jep verdiktin: Burg përjetë për “Kasapin e Ballkanit”

Haga jep verdiktin: Burg përjetë për “Kasapin e Ballkanit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In