• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

by A R
31/07/2026 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria mbetet një destinacion magjepsës edhe jashtë sezonit të verës.

Kështu shkruan media italiane “Turisti per Caso”, e cila i ka kushtuar një reportazh një udhëtimi 7-ditor në Gjirin e Vlorës dhe përgjatë Rivierës Shqiptare, nga Orikumi deri në Porto Palermo.

Autorët e shkrimit tregojnë se prej disa vitesh zgjedhin fundin e muajit maj për të vizituar Shqipërinë, duke zbuluar çdo herë një zonë të re. Këtë herë ata eksploruan bregdetin e Vlorës, duke e përshkruar vendin si një kombinim të rrallë mes detit, natyrës, historisë dhe qetësisë.

Udhëtimi nisi në Orikum, të cilin italianët e zgjodhën si bazë për shkak të pozicionit të tij strategjik, që mundëson vizitat si në Gjirin e Vlorës, ashtu edhe në Rivierën Shqiptare. Ata vlerësuan plazhet, qetësinë e zonës dhe çmimet e përballueshme të akomodimit.

Gjatë qëndrimit të tyre vizituan disa prej pikave më të njohura turistike, si Manastiri i Zvërnecit, qyteti i Vlorës, Kalaja e Kaninës, Dhërmiu, Tragjasi, Himara dhe Kalaja e Porto Palermos.

Media italiane veçon veçanërisht rrugën panoramike bregdetare SH8, ujërat e kristalta të Rivierës dhe peisazhet ku malet zbresin drejt detit, duke krijuar pamje spektakolare.

Në reportazh theksohet edhe mikpritja shqiptare, ku autorët përmendin shijet tradicionale si mishi i qengjit, peshku i freskët, dhalla dhe trileçja.

Ata vlerësojnë gjithashtu kostot e ulëta krahasuar me destinacionet e tjera europiane, duke sjellë shembuj nga akomodimi, ushqimi dhe shërbimet turistike.

Në fund të udhëtimit, vizita në Manastirin e Ardenicës i dha një tjetër dimension historik përvojës së tyre, ndërsa përmbyllja erdhi me një rekomandim për turistët italianë: Shqipëria në pranverë është një destinacion që ia vlen të zbulohet, larg turizmit masiv dhe me një kombinim unik të natyrës, historisë dhe traditës.

Next Post
U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In