• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga vizita e Merkel te betimi i kabinetit qeveritar, Rama publikon fotoalbumin e javës

by A R
19/09/2021 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një përmbledhje të aktiviteteve të javës përmes një fotoalbumi.

Fotoalbumi nis me takimin e kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel e cila vizitoi të martën Tiranën në kuadër të një turi lumtumire në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë kësaj vizite, Rama nderoi kancelarin në emër të Shqipërisë, me Kordonin e Madh me Yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Merkel zhvilloi një takim edhe me liderët e rajonit. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Merkel tha se “zemra ime rreh për këtë rajon. Jam e bindur që BE dhe Gjermania, në këndvështrimin gjeostrategjik, kanë interes të vetin për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE”.  “Shqipëria, ashtu dhe Maqedonia e Veriut që i kanë përmbushur kushtet e caktuara për të nisur negociatat e anëtarësimit”, deklaroi kancelaria. Reformat e Shqipërisë që ishin kushte për integrimin Kancelarja i cilësoi të përmbushura e theksoi se “në momentin që këto kushte plotësohen, do duhej që BE të mbante fjalën e vet dhe jo të nxirrte kushte të tjera”. Kancelarja mbështeti nismën “Ballkani i hapur” duke e cilësuar një bashkëpunim që fuqizon Procesin e Berlinit ndërsa tha se me lidëret e rajonit kanë diskutuar edhe për nisjen e punimeve për “Autostradën e Paqes”. Kryeministri Edi Rama tha se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë sesa Kancelarja duke shtuar se “pa Merkel, Ballkani dhe Europa nuk do ishte njësoj siç është sot”. Rama tha se “Open Balkan është mekanizëm dhe mjeti i rajonit për të përshpejtuar dhe implementuar Procesin e Berlinit”.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama ka publikuar foto edhe nga ceremonia e mbrëmjes gala në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor që rihapi mbrëmjen e së mërkurës dyert pas rikonstruksionit, me pjesëmarrjen e legjendës së operas botërore, Placido Domingo dhe sopranos së mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho. Pas 60 vitesh që nga krijimi i tij ku nuk ka patur ndërhyrje rrënjësore në strukturë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit është transformuar si nga akomodimi ashtu edhe nga parametrat teknikë e profesionalë të akustikës si dhe me një skenë moderne në qendër.

Një tjetër moment i fotoalbumit të kryeministrit është edhe takimi me këngëtarin shqiptar Ermal Meta i cili mbajti një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Fotoalbumi përmbyllet seancën maratonë të parlamentit ku u votua programi i qeverisës për mandatin e tretë si dhe përbërja e Këshillit të Ministrave, gjatë së cilës Kryeministri Edi Rama prezantoi prioritetet për 4 vitet e ardhshme për ambicien ‘Shqipëria 2030” si dhe me ceremoninë e betimit në presidencë.

Next Post
“Luftën apo fitoren s’e mendojmë në konflikt me SHBA”, Gjekmarkaj: PD dhe LDK janë zëdhënëset e para me Perëndimin

"Luftën apo fitoren s'e mendojmë në konflikt me SHBA", Gjekmarkaj: PD dhe LDK janë zëdhënëset e para me Perëndimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In