• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga viti që vjen testet e Maturës Shtetërore do të rivlerësohen/ Zbardhet propozimi i Ministres së Arsimit: Mësuesit gabojnë, duhet të shmangim…

by Java News
07/07/2022 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas problemeve të hasura vitin e kaluar me provimin e matematikës në Maturën Shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Sportit ngriti një grup pune për të analizuar të gjithë procesin, aktet ligjore dhe nënligjore, rregulloren, etj.

Qëllimi i kësaj nisme ishte që të zbulojë elementet e nevojshme që duhet të ndryshojnë, për të shërbyer përtej përmirësimit të testeve apo administrimit më të mirë të procesit. Puna e bërë, i paraprin vitit të ardhshëm dhe maturës 2022-2023, për të patur një reformë ose disa ndryshime rrënjësore që do ta përmirësojnë këtë proces.

Raporti i gjetjeve është prezantuar në një takim në Ministrinë e Arsimit, ku morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të kësaj ministrie dhe drejtues të institucioneve të varësisë në Arsimit Parauniversitar.

Gjetjet e analizës së kryer nga grupi i punës në lidhje me Maturën Shtetërore ka diktuar nevojën për disa ndryshime dhe përmirësime.

Ndryshimi i parë që është propozuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit bazuar në këto gjetje, është që vitin e ardhshëm të pilotohet një testim elektronik i vëzhguar, për pranimin në programet universitare të studimit që janë shumë të kërkuara, siç është programi Mjekësi e Përgjithshme apo stomatologji.

Ky testim, mendohet të jetë në formatin e provimeve të licencave i cili organizohet nga QSHA.

Ministrja Kushi nënvizoi se qëllimi i këtij testimi është nxitja e më tejshme e meritokracisë, shmangia e fiktivitetit të mundshëm në vlerësimin e 3 viteve të mëparshme nga shkolla të ndryshme të vendit, por edhe gjatë provimit të maturës. Fondi i pyetjeve natyrisht lidhet me lëndët kryesore që të çojnë drejt programeve të mjekësisë, dhe bëhet një renditje tjetër në bazë të rezultateve që kanë maturantët nga ky testim.

Pika e dytë e propozuar ka të bëjë me ndryshimin e një pike të rregullores së Maturës Shtetërore që parashikon se nuk ka rivlerësim të testit.

“Ne nuk jemi të pagabueshëm, sepse kur themi që nuk ka rivlerësim të testit kjo nënkupton që ne jemi të pagabueshëm. Nuk ka mësues të pagabueshëm, vlerësues të pagabueshëm. Ne propozojmë që ta rishikojmë këtë pikë,” – nënvizoi ministrja.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që rivlerësimi i testit do të kërkonte shumë kohë, shumë njerëz që angazhohen, mund të vononte procesin. Por nga ana tjetër, kjo është një e drejtë themelore që çdo njeri, çdo maturantë, çdo student duhet ta ketë”- u shpreh Kushi.

Pika e tretë ishte përmirësimi i fondit të pyetjeve dhe mënyrave të përgatitjes së testit përfundimtar.

Ministrja Kushi tha se duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të shmangur pyetjet jashtë programit, apo pyetjet që nuk përputhen me nivelin e vështirësisë.

Ndërkohë pika e katërt dhe e fundit kishte të bënte me propozimin për ngritjen e një sistemi për të vlerësuar së pari gjimnazet, më pas edhe shkollat 9-vjeçare.

Kjo sipas ministres do të çonte në një renditje të vërtetë dhe cilësore.

“Karta e performancës është një element që shkollat bëjnë një vetëvlerësim në bazë të kritereve dhe disa treguesve të matshëm. Ne bashkë me ASCAP duhet të hartojmë një sistem dhe disa kritere matëse se si të vlerësojmë gjimnazet dhe renditjet e tyre. Kjo do të ndihmonte edhe vetë gjimnazet për të parë se ku janë dhe për të bërë përmirësime në aspekte të caktuara”- theksoi Kushi.

g.kosovari

Next Post
Historia e pazakontë, lindin binjaket gjysmë-motra me nëna biologjike të ndryshme

Historia e pazakontë, lindin binjaket gjysmë-motra me nëna biologjike të ndryshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com