Në Zvicër, nga 1 janari i vitit 2018 do të jetë i mundur zëvendësimi i vuajtjes së dënimit me burg me atë me mbajtje të prangave elektronike të këmbëve.
Qeveria e vendit ka vendosur që ligji i rishikuar i të drejtës penale të hyjë në fuqi në datën e përmendur. Edhe deri tash ka pasur mundësi të praktikimit të një dënimi të tillë, por me ligjin e ri kjo çështje ka marrë një zgjidhje unike për gjithë vendin transmeton albinfo.
Këtë dënim mund ta mbajnë të gjithë personat e dënuar me burg prej 20 ditësh deri në 12 muaj, shkruan srf.ch.
Po ashtu këtë formë dënimi në këtë gjatësi mund ta zgjedhin si pjesë të vuajtjes së dënimit edhe personat e dënuar me dënime më të gjata burgu.
Ndërsa në veçanti prangat elektronike të këmbëve mund t`u vihen të dënuarve që janë nga fundi i vuajtjes së një dënimi të gjatë.