• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga ‘Vila Aeroport’ tek makinat dhe kompani importi/ Zbulohet pasuria e Ramazan e Fioralb Rrajës

by Java News
24/12/2020 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbradhet një pjesë e pasurisë që disponojnë të arrestuarit e operacionit “ATOS” në Belgjikë, për trafikimin e 1.2 tonë kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Holandës dhe Belgjikës. “Shqiptarja.com” hedh dritë mbi një raport që flet për një hetim pasuror të nisur për më shumë se një muaj nga prokuroria e posaçme SPAK, ku në lupë të hetuesve janë personat e arrestuar gjatë këtij operacioni, familjarët e tyre.

Burimet bëjnë me dije se nuk ka asnjë hetim pasuror për deputetin socialist Rahman Rraja, megjithëse ky i fundit ka lidhje gjaku me dy anëtarët e arrestuar në Belgjikë, Ramazan Rraja e Fioralb Rraja. Gjatë fazës së hetimit, SPAK ka mundur të identifikojë dhe lokalizojë pasuri që janë në emër të personave të arrestuar dhe familjarëve të tyre, por ende nuk është marrë një masë sigurimi për sekuestrimin e këtyre pasurive.

Sipas këtij hetimi, në emër të Ramazan Rrajës, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal rezulton të jetë një automjet dhe një biznes. Kompania është regjistruar në 24 dhjetor 2013 me emrin “Raja-2013” në Nikël dhe ka një kapital prej vetëm 1 milion lekë të vjetra. Ndërsa objekti i saj është “…importimi dhe tregtimi me shumicë e pakicë i produkteve të industrisë kimike për mbrojtjen e drurëve, stazhionimin e lëndës drusore…”.

Ky biznes rezulton i pezulluar që prej muajit Korrik 2016, megjithëse në vitet më pas ka vijuar të dorëzojë bilance. Më tepër pasuri janë të regjistruara në emër të babait të Ramazanit, Xhelal Rraja, ku automjete, pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe biznese janë në emër të tij. Një kompani me emrin “Rraja” është në emër të Xhelal Rraja, dhe rezulton e rregjistruar si biznes qysh prej vitit 2000.

Prej nëntorit 2009, kjo kompani është e pezulluar. Ndërkohë një tjetër biznes në emër të Xhelal Rrajës është dhe “Vila Aeroport” që ndodhet në Rinas. Kjo kompani zotërohet 100 për qind nga Xhelal Rraja dhe është regjistruar si biznes qysh prej nëntorit 2011, ku ka si objekt: “…sigurimin e objekteve publike dhe private në pronësi ose në përdorim të personave fizik e juridikë,Sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë,shtetas shqiptar dhe të huaj…”.

Ndërkohë në emër të Xhelal Rrajës, janë dhe dy pasuri të tjera që kanë lidhje me hotel, bar-restorant dhe ambalazhimin e valixheve për udhëtarët në Rinas. Verifikimet janë kryer dhe për Fioralb Rrajën, ku përgjatë një muaj hetime janë identifikuar pasuri të ndryshme si automjete dhe toka në emër të familjarëve të tij.

Ndërsa në emër të vetë Fioralbit është i regjistruar një biznes mobilerie në zonën e Niklës, aktivitet tregtar ky i hapur qysh prej shkurtit 2016. Në skaner të hetuesve janë dhe personat e tjerë që janë arrestuar në Belgjikë, ku në emër të Bledar Pepajt, zotërohet një biznes. Nga operacioni i fundit janë arrestuar Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xheçuka.

Të arrestuarit të cilët mendohet se janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal janë kapur jashtë Shqipërisë. Operacioni “ATOS” është vazhdim i atij “Paraguaj”, ku më herët ishin prangosur 10 shqiptarë të tjerë, nën akuzat për trafik narkotikësh.

Prej vitit 2018 kur antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Paraguaj”, si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë. Në total nga të dyja këto operacione droga e sekuestruar shkon në 1.2 tonë./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
“U nisën drejt 27 vendeve të BE”/ VIDEO e paketimit dhe shpërndarja e vaksinës anti-COVID në Evropë

“U nisën drejt 27 vendeve të BE”/ VIDEO e paketimit dhe shpërndarja e vaksinës anti-COVID në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In