• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga “Veza” tek “Dudumi”, gazetari: Djali i ish-kryeministrit, një nga personazhet e dosjes “Xibraka”

by A R
29/03/2024 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Spartak Koka dha dje detaje nga dosja Xibraka. Ai u shpreh se nuk ka vetëm një person të paidentifikuar nga hetimi i kësaj çështje. Një prej tyre, sipas tij është edhe djali i një ish-kryeministri të kohës së komunizmi i cili ka njoftuar Genci Xhixhën se policia kishte ndërhyrë në Xibrakë.

“Kjo çështje mesa na rezulton të paktën ne që e kemi ndjekur nuk ka vetëm një person të paidentifikuar hetimi i kësaj çështjeje. Ka disa persona të tjerë të paidentifikuar. Një prej personave të paidentifikuar në hetim është ish-djali i një ish-kryeministri të kohës së komunizmit. E ke me letra, e ke me numër telefoni aty i cili ka qenë personi që ka njoftuar Genci Xhixhën që policia të paktën në transkriptimet e bisedave, i cili e njoftonte se policia kishte ndërhyrë në Xibrakë”, tha gazetari.

Më tej ai shtoi se “Sipas dokumenteve del i paidentifikuar. Po të fusësh numrin e telefonit dhe të dhënat e tjera të lidhura me përgjimin del se është djali i ish-kryeministrit të kohës së komunizmit, unë po rezervohem tek emrat për t’ua thënë. E keni me transkriptim i cili thotë…

Në orën 17:15 minuta i pandehuri Genci Xhixha i cili sipas fjalëve të tij në bisedë ndodhet në shtëpi telefonohet nga përdoruesi numrit telefonik 6731 dhe me radhë i cili në këtë bisedë e njofton se kanë arrestuar “Loken” dhe është ndërhyrë në Xibrakë. I pandehuri Genci Xhixha mundohet të mos bëjë asnjë koment dhe të shtiret në një bisedë normale duke lënë edhe një takim për kafe”, u shpreh gazetari.

Koka tregoi edhe disa prej personave të paidentifikuar që në dosje dalin me nofka.

“Këtu është një person me nofkën “Dudumi” i paidentifikuar person lidhje aktive e grupit shoqëror i cili merrej me të gjithë këtë organizim kriminal. Është një person tjetër, “Veza”, i cili është po person me lidhje të afërta dhe ka shkëmbime bisedash mes tyre për ta takuar në kuadër të veprimtarisë kriminale. Kemi personin tjetër, “Kinezi” i cili është shtetas i huaj ose “Karlos Kinezi”, i cili megjithëse në letra thuhet se ka hyrë bashkë me dy shtetasit kolumbianë nuk identifikohet sepse ka arritur t’u shpëtojë autoriteteve ligjzbatuese”, tregoi gazetari Koka.

/a.r

Next Post
Himara pa drejtues, Këshilli Bashkiak mblidhet sot për të caktuar kryetarin e ri

Himara pa drejtues, Këshilli Bashkiak mblidhet sot për të caktuar kryetarin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com