• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nga “Vetëvendosje” në “Vetadministrim”

by Mero Baze
02/02/2020 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kosova po bëhet me qeveri. Dy milionë shqiptarëve të Kosovës, ju deshën 30 ditë të vendosnin për këtë qeveri, kurse Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, ju desh 120 ditë ta ndanin me njëri tjetrin.

Shqiptarët e patën të lehtë të zgjedhin, pasi vendosën të votojnë dy politikanë të rinj, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

I pari ka vite që promovon një qeverisje të bazuar mbi parime, me një program ekonomik etatist që i ngjan vetadministrimit jugosllav të Titos, kurse e dyta një vajzë nga gjenerata e re e LDK, e cila ngjan e supervotuar brenda LDK, vetëm se bën diferencë me klanet e vjetra që kanë mbërthyer partinë dhe nuk e lëshojnë atë.

Pra Albini është votuar në një farë mënyre të ndihmojë në çkapjen e shtetit, dhe Vjosa të ndihmojë në çkapjen e LDK.

Për fat të keq, gjesti që i hapi rrugë në 24 orët e fundit formimit të qeverisë, tregon se Albini ka pranuar çdo gjë që i mundëson atij kapjen e postit të kryeministrit, dhe jo ndonjë parim që shpëton kapjen e shtetit të Kosovës.

24 orë orët e fundit para rrëzimit të mundshëm të tij në Kuvend, Albin Kurti zgjodhi të gjunjëzohet para Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke sakrifikuar karrigen e Glauk Konjufcës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, zgjedhur një muaj më parë pa konsesusin e LDK.

Dorëzimi i postit të Kryetarit të Kuvendit, i cili parashihet dhe në Kushtetutë që i takon partisë fituese, është gjesti i fundit që tregon se në politikën shqiptare, marrëveshjet politike janë mbi parimet e vetëshpallura dhe mbi Kushtetutën, kur është nevoja.

Kjo shpjegon qartë diferencën mes mënyrës si mendojnë shqiptarët kur votojnë për Kurtin dhe mënyrës si voton Kurti kur mendon për karrigen e tij.

Nga ana tjetër, Vjosa Osmani, jo vetëm nuk e ktheu dot në favor rritjen e votave për LDK, që votoi duke menduar se ajo do ishte kryeministre, por duket se po linçohet brenda LDK, pikërisht për shkak të popullaritetit të saj. Ajo jo vetëm që nuk u përfill në procesin e ndarjes së pushtetit brenda LDK, por i është diktuar posti i kryetares së Kuvendit, si për mëshirë.

Lehtësia me të cilët shqiptarët votuan për Vjosa Osmanin dhe lehtësia me të cilën LDK, ka përfillur gjithkënd nga ata që nuk janë votuar fare, përveç Vjosa Osmanit, e tregon qartë përse shqiptarët patën vetëm një muaj kohë të votojnë për Vjosën dhe LDK katër muaj kohë si ta heqë qafe Vjosën.

Në fund të këtij procesi nesër ne do të kemi një qeveri të pazakontë në Kosovë, e cila ka bërë bashkë LDK, partinë që themeloi pluralizmin politik në Kosovë, por që është akuzuar gjithë jetën padrejtësisht si titiste, dhe një partie të re, “Vetvendosja”, që mezi e ka pranuar shtetin e ri të Kosovës, duke mbajtur qëndrime radikale pseudonacionaliste, dhe që fatkeqësisht ka një program ekonomik që ngjan pikë më pikë me konceptin se si qeverisej dikur Jugosllavia, me banka shtetërore, kredi për popullin, shtetëzim ndërmarrjesh dhe pjesëmarrje të punëtorëve në pronësinë e ndërmarrjeve. Në ish Jugosllavi nuk jetohej keq në në këtë formë qeverisje, por puna ishte se Titua e kishte zgjidhur çështjen se kush i jepte kredi për të mbijetuar derisa kreditë vunë nën vete Jugosllavinë. Albini ëndërron të jetë Tito, por që nuk merr dot kredi as për një apartamnet për vete.

Në një farë mënyre ky është një bashkim i ish titistëve me neotitistët. Dhe kjo nuk besoj se është e keqja e tyre. Kjo mund ti mbajë bashkë pak më gjatë se sa shpresojmë.

Për 120 ditë, Kurti dhe Mustafa kanë rrëzuar çdo pritshmëri të votuesve për një qeveri parimore, për një qeveri shprese, apo për çkapje të shtetit, duke demontuar gjithë propogandën e tyre.

Kështu që tani mund të qeverisin pa emocione. 120 ditë mjaftuan për të vrarë emocionet nga shpresa për ndryshim. Tani kanë katër vjet kohë të provojnë çdo të thotë të ëndërrosh “Vetvendosje” dhe të përfundosh në “Vetadministrim”.

Next Post

Pse Rama i tha Peqe, Lepes së Ermalit dhe leksioni i hidhur për Lul Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In