• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga veprimet, duket sikur në opozitë askush se ka qëllim rotacionin

by Ervis Iljazaj
08/02/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Sondazhi i Barometrit i publikuar dje në Euronews Albania tregoi atë që flitet shpesh nëpër tavolinat e Tiranës, ku shumica mendojnë se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e katërt dhe se opozita shqiptare është e përçarë. Shifrat ishin shqetësuese për opozitën, në tërësi, për sa i përket qëllimit të rotacionit politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit. Një sondazh ku 64 për qind e shqiptarëve mendonin se PS fiton zgjedhjet dhe me një projeksion vote tërësisht në favor të Partisë Socialiste.

Në fakt, përtej mendimit që mund të kemi për këtë sondazh, që për hir të së vërtetës shpesh herë ka qëlluar në shenjë me matjet e tij, të dhëna të tilla tregojnë që rotacioni politik duket ende i largët. Padyshim pushteti ka mjetet e tij financiare, politike apo dhe kriminale për të ndikuar votën në Shqipëri, por nuk mund të anashkalojmë analizën për sa i përket veprimeve të opozitës që kanë kristalizuar prej vitesh një diferencë të thellë midis saj dhe pushtetit, sidomos një diferencë midis partisë së parë PS dhe partisë së dytë PD. Nga veprimet dhe nga sjelljet, duket sikur në opozitë askush nuk e ka qëllim rotacionin në zgjedhjet e ardhshme. Në të kundërt nuk shpjegohet sjellja e tyre kaq fatale në funksion të rezultatit.

Për shembull, Partia Demokratike e Shqipërisë e drejtuar nga Sali Berisha që nga 9 shtatori 2021, që kur filloi konflikti i brendshëm, në sondazhe dhe rezultate elektorale ka qenë gjithmonë në shifrat 25-30 për qind. Edhe kur zoti Berisha ishte me një grusht njerëzish, edhe kur ju bashkuan shumë deputetë, madje edhe kur ish-deputetët ‘bashistë’ ju bashkuan atij, shifrat e mbështetjes mbetën po të njëjta. Edhe pse pretendoi se e bashkoi PD, Berisha vazhdon të këtë po të njëjtin numër mbështetësish. Shifra të cilat tregojnë se Berisha ka një mbështetje konstante, por që nuk shkon dot më shumë se kaq për tu kthyer në mazhorancë. Nga rezultatet e deritanishme dhe nga sondazhet, duke qartë se Berisha nuk është mjaftueshëm i vogël për t’u larguar, por as mjaftueshëm i madh për të ardhur në pushtet i vetëm.

Dhe për ta përmbysur këtë realitet, zoti Berisha dhe partia e tij e tij nuk ka bërë asgjë. Nuk ka hapur partinë për shembull, duke mbajtur afër tij më shumë njerëz besnik se sa njerëz të pëlqyeshëm. Po të shikosh drejtuesit politikë të qarqeve janë në pjesën më të madhe të tyre thjesht besnikë të tij, të cilët në garat elektorale kanë rezultuar humbës. Në këto vite, edhe për shkak të situatës politike dhe personale të tij, më shumë është përpjekur të ketë një parti solide rreth tij se sa një parti të rinovuar dhe të hapur drejt rrymave të ndryshme të shoqërisë.

Aspekt tjetër absurd i Partisë Demokratike dhe i tij, është fakti se Berisha nuk ka bërë asnjë hap konkret për të bashkuar frontin opozitar. Edhe pse deklaratat formale publike janë bërë, e vërteta është se Berisha s’ka ndërmarrë asnjë veprim të tillë me qëllim rotacionin politik, duke e ditur mirë se PD e vetme ka pothuajse zero shanse të jetë mazhorancë në zgjedhjet e ardhshme.

Nga ana tjetër, partitë e reja opozitare me sjelljen e tyre tregojnë se dhe ato nuk e kanë qëllim rotacionin politik. Nëse do të ishte ndryshe do të kishin ndërtuar një front anti-sistem të përbashkët, dhe me shumë gjasa do të krijonin një frymë dhe një rezultat elektoral që do t’ja bënte të vështirë fitimin e 71 mandateve Partisë Socialiste. Përkundrazi , ata duken sikur betejën e kanë me njëra- tjetrën dhe jo me sistemin. Duket sikur janë në radhë për të fituar një vend në opozitë, madje për ta spostuar opozitën e vjetër dhe për t’u kthyer ata në opozitën kryesore, gjë e cila duket si një plan afat-gjatë i tyre. Një listë e përbashkët e partive të reja do të ishte ndoshta realiteti më interesant i zgjedhjeve të ardhshme për të prishur binomin Rama-Berisha. Bashkëpunimi me partinë Demokratike mund të kuptohet që për shkak të kauzës së tyre anti-sistem është i vështirë, por bashkëpunimi midis tyre përse jo?

Një pyetje që mbetet pa përgjigje. Disa përgjigje janë munduar t’i japin drejtuesit e partive të reja, por që janë përgjigje që nuk kanë si fokus rotacionin politik dhe ndryshimin e pushtetit. Krijohet përshtypja se beteja politike e tyre nuk është për këto zgjedhje, por është për të ardhmen dhe për një plan afatgjatë politik. Është e drejta e tyre për këtë gjë, por ama sjellja e tyre nuk ndihmon ndryshimin e pushtetit.

Të gjitha këto veprime të partive të harkut opozitar tregojnë qëllime, objektiva dhe plane të ndryshme. Por në asnjë veprim, në asnjë sjellje, nuk tregojnë se kanë qëllim ndryshimin e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme. Shumë zëra mendojnë se me Edi Ramën nuk fitohen zgjedhjet sepse ato manipulohen apo teza të tjera si këto. Zëra që mund të kenë të drejtë, por nga ana tjetër, sjellja e partive opozitare ja bënë më të lehtë qëndrimin në pushtet. Nëse në këto pak ditë që kanë ngelur përpara se sa shqiptarët të votojnë sjellja e partive opozitare nuk ndryshon, mundësitë e rotacionin politik duket të vogla, pothuajse zero.

Next Post
Veliaj takim me kryebashkiakët gjermanë: Marrim përvojë për projekte si ushqimi falas në shkolla apo…

Veliaj takim me kryebashkiakët gjermanë: Marrim përvojë për projekte si ushqimi falas në shkolla apo...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In