• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga varfanjak në pasanik

by
29/08/2015 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga varfanjak në pasanik

Dikur një hiç, sot ai ka 7 miliardë dollarë pasuri. Ralph Lauren përbën një histori suksesi që personifikon plotësisht “ëndrrën amerikane”

Në vitin 1957, në librin e kujtimeve të gjimnazit De Witt Clinton, Ralph Lauren shkroi ‘milioner’ si një nga synimet e tij në jetë. Sot ai ka një pasuri që vlen 7 miliardë dollarë në treg, sipas revistës Forbes, pasi fitoi miliarda nga marka e tij e famshme Polo.

Jeta e thjeshtë

Shumë kohë përpara se të bëhej një ikonë e modës, Ralph Lauren mbante emrin Ralph Lipschitz, djali më i ri i dy prindërve hebrenj emigrantë që jetonin në Bronks.

Kur ishte ende i vogël, ai mësoi t’i shmangej varfërisë në familje duke shkuar në kinema dhe duke e projektuar veten në skenat e filmave më të famshëm të kohës. “Ai hynte në ëndrra me sy hapur nga filmat e asaj periudhe”, thotë Michael Gross, autor i librit për jetën e Ralph Lauren.

Ai e fantazonte veten në ato skena ku luanin burra si Gary Cooper dhe Cary Grant. Ai i shihte personazhet si pjesë të ëndrrave të tij dhe vizioneve që kishte. Kështu, ai jetonte në një botë gjysmë reale dhe gjysmë fantastike. Falë kësaj aftësie, ai pati sukses në industrinë e modës.

Ai u largua edhe më shumë nga origjina e familjes në adoleshencë, e më vonë vendosi të ndryshojë mbiemrin nga Lipschitz në Lauren, pasi kaloi vite talljeje prej të tjerëve.

Më vonë, pas një shërbimi të shkurtër në ushtri, Lauren u kthye në Nju Jork dhe filloi të punojë si nëpunës për “Brooks Brothers”.

Ndryshimi

Më pas ndodhi kthesa në jetën e tij. Një përvojë transformuese, ndjekja e ndeshjes së tij të parë në Polo, ndihmoi të formonte perspektivën dhe të kapte shpirtin e sipërmarrësit.

“Ne kishim përpara syve gjëra të mrekullueshme”, kujton Warren Helstein, miku që e mori atë në ndeshjen polo. “Argjendi, lëkura, kuajt, biondet e gjata me kapela të mëdha dhe shoqëria e lartë për të cilën ne në atë kohë nuk dinim asgjë”, vazhdon Helstein.

Kjo ndodhi e frymëzoi atë të krijojë një markë të klasit të lartë dhe elegante, që me kalimin e kohës u bë “Polo Ralph Lauren”. Me vetëm një diplomë të gjimnazit në xhep dhe disa leksione biznesi, vendimi për të themeluar kompaninë e tij ishte një ndër rreziqet e para që Lauren mori përsipër gjatë karrierës së tij legjendare.

Tjetri ishte dizenjimi i kollareve të gjera shumëngjyrëshe, që në atë kohë ishin të papërshtatshme për modën e kollareve të ngushta dhe të rëndomta.

Qasja radikale ndaj realitetit, i solli atij shumë klientë dhe rreth 500,000 dollarë shitje në vit. Pavarësisht suksesit të shpejtë, Lauren e zgjeroi kompaninë vazhdimisht.

“Ralph nuk e shijon famën e tij i vetëkënaqur për asnjë minutë”, tregon i përkëdheluri i Lauren, John Varvatos. “Ai mund të gëzohet për një çast, por pastaj vazhdon të mendojë për hapin e radhës”.

Kur bëhej fjalë për ide të reja të stilimit, Lauren ruajti thjeshtësinë. Ai parashikonte prodhimin e veshjeve që ai do të donte të vishte; veshje të përshtatshme për një yll kinemaje.

“Mendoja për ato që vishte Cary Grant, të cilat nuk mund të hyje në një dyqan dhe t’i blije”, tha ai në një intervistë për ‘Charlie Rose’ në vitin 1993.

“Ato që prodhoja unë, nuk mund t’i blije. Nuk mund t’i gjeje kurrkund”. Lauren e bëri kompaninë e tij publike në vitin 1997, i pasigurt nëse donte përfshirjen e aksionerëve të tjerë dhe një bord, por ai ende ka nën kontroll 81.5% të fuqisë votuese.

Fëmija që ëndërronte të bëhej një milioner, tani është një i tillë. Në moshën 75-vjeçare, ai jeton suksesin e tij me shtëpi në Xhamajka, në Long Ajlënd, Bedford dhe Manhatan, si dhe një fermë 68 kilometra katrorë në Kolorado.

Ai ka gjithashtu një nga koleksionet më të vlefshme të makinave në botë. “Të tjerë koleksionojnë art, por për mua pronësia e një makine të rrallë dhe të projektuar mrekullisht, është një përvojë e një tjetër lloji”, tha ai për Architectural Digest. “Në fund mund të shijosh si bukurinë e makinës, ashtu edhe udhëtimin për të cilën e përdor”.

Me pasurinë që kap shifrën totale prej 8 miliardë dollarësh, Ralph Lauren është personi i 155-të më i pasur në botë. Lista dominohet nga krijuesi i Microsoft, Bill Gates, me pasuri prej 79.2 miliardë dollarësh.

Next Post

Bota do të thahet për ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In