• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Unaza dhe shkollat tek Bulevardi i ri, Veliaj rendit projektet për 4 vitet e ardhshme: Do u shërbej të gjithëve, Meta dhe Berisha kanë hallin personal

by Java News
08/05/2023 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me premtimin që do të vijojë t’u shërbejë të gjithëve, edhe atyre që do të votojnë kundër, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj listoi sot projektet të cilat do të realizohen 4 vitet e ardhshme. Në një intervistë për ABC, Veliaj tha se edhe ata demokratë apo që kanë qenë më parë me LSI, e kanë kuptuar që dy liderët e tyre kanë halle personale. “Edhe për ata që nuk na votojnë ose që për herë të parë do na bashkohen në këtë garë, do u shërbejmë të gjithëve. Të gjithë e dine fjalimin tim ditën e hënë. Jam aty, që t’ju shërbej të gjithëve. Ndoshta nuk u pëlqej të gjithëve por jam për t’u shërbyer të gjithëve, edhe atyre që ndoshta nuk na kanë votuar por që sot si kurrë më parë na janë bashkuar. Vëllezër e motra demokratë apo që kanë qenë më parë me LSI kanë kuptuar që dy liderët e tyre kanë halle personale, s’kanë pikë interesi për çerdhen, kopshtin, shkollën”, tha ai.

Veliaj u shpreh se Tirana ka tashmë një park të dytë që i shtohet , ndërkohë që zonat rurale do të kenë mundësi që të shesin prodhimet e tyre në tregun e ri agro-ushqimor. “Liqeni i Farkës, një park i dytë që i shtohet Tiranës, një park masiv dhe pas parkut të liqenit të Tiranës që u dyfishua pasi u lirua pjesa e liqenit të Thatë. Tirana realisht ka dy pulmone, pra ka një mushkëri me liqenin Farkës dhe me liqenin e Tiranës. Siç e patë, sapo kemi inauguruar tregun agro-ushqimor. Për herë të parë kemi thyer monopolin. E di gjithë Tirana kush e ka pasur atë monopol, ç’ lidhje ka me ish kryeministrin dhe qeverinë e asaj kohe. Nuk dua t’i hyj fare. Privati të vazhdojë jetën e vet, por sot kemi filluar thyerjen e monopolit me një treg agro-ushqimor publik të Bashkisë së Tiranës”, tha ai.

Veliaj u ndal dhe tek Unaza e Madhe që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin. “Në Farkë të Madhe mbaron për momentin autostrada. Nis tek Shqiponja. Patëm ato tre vite bllokim tek Astiri. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ato tre vite bllokim. Këta që sot flasin për nënkalime kanë gjynahe të mëdha për të larë për të gjithë ata banor që u vonuan tre vite. Sot autostrada ka vajtur deri në Farkë të Madhe, tek Helikopterët. Nga Helikopterët do të vazhdojë në drejtim të Kinostudios, pra pas IKV, nga IKV tek Kodra e Kokonozve; nga Kodra e Kokonozve tek Kodra e Priftit; nga Kodra e Priftit në Tufinë; nga Tufina në Paskuqan; nga Paskuqani në Kamzë dhe tek Treshi rihyn prapë për të ardhur në Laprakë dhe për t’u bashkuar tek shkolla Andrea Stefani me pjesën tjetër të Unazës. Ky është projekti madhor”, deklaroi Kreu i Bashkisë.
Kryebashkiaku u shpreh se projektet e tjera kanë të bëjnë me aksin e bulevardit të ri. “Bulevardi i ri zgjat shtyllën kurrizore të Tiranës në drejtim të Veriut. Sot Tirana është shumë e dendur nga jugu por e zhbalancuar për veriun, kështu që aty do të shkojë Gjykata e lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Bashkia e re. Aty do shkojë Muzeu i Artit Modern dhe Qendra e re e Panaireve dhe Kongreseve. Duke pasur parasysh fluksin që ka pasur Tirana për aktivitete kulturore apo edhe si një qendër e konferencave dhe konventave, si një produkt i ri turistik, ne na intereson që çuarja e 7-8 institucioneve atje e bën bulevardin e ri atraktiv edhe për investimet private. Ndërkohë sapo jemi informuar që edhe nga qeveria e Katarit na është miratuar granti. Grant, jo kredi për sheshin përfundimtar tek bulevardi i ri. Unë besoj një shesh solemn që është një baraspeshim me sheshin “Nënë Tereza” dhe sheshin “Skënderbej” në mes të të dy bulevardet, praktikisht e plotësoj këtë shtyllë kurrizore të Tiranës”, nënvizoi ai.

Një vëmendje të veçantë do të marrin dhe projektet nëpër lagje. “5 shkolla të reja tek Astiri. Tashmë i kemi prezantuar cilat janë ato sheshe. Do vijojmë me Kopshtin Botanik, do kemi dy shkolla tek liqeni i Thatë, një tek Kopshti Botanik gjithashtu në cep dhe tjetrën tek Parku Olimpik, ku do të jetë shkolla Dritëro Agolli. Kemi edhe dy shkolla të fundit në Sauk”, u shpreh Veliaj.

Projekti më ambicioz është zona e lirë ekonomike e Tiranës. “Është hera e parë që një Bashki ka licencë nga qeveria për të qenë operatore e një zone të lirë ekonomike, aty ku duam të çojmë teknologji të reja si data centers, automotivët, pra punë që nuk janë bërë më parë në Shqipëri por s’mund të jemi gjithmonë vendi i fasonerive. Duhet të shkojmë përpara. Projekti që lidh dy mandatet, ndoshta projekti më ikonik i Tiranës është Piramida ku ne duam të përgatisim 5000 nxënës çdo muaj për këto industri e punë të reja që paguhen si në BE po s’ke nevojë jo vetëm të lëvizësh nga Shqipëria por ndonjëherë edhe nga shtëpia, për punë që bëhen me kodim e kompjuter. Duam që projektin e TUMO-S ta çojmë tani në një nivel masiv”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Next Post
Nesër nis Eurovizion 2023 në ‘Liverpol Arena’! Familja ‘Kelmendi’ pa pasaportë shqiptare, humbet provat

Nesër nis Eurovizion 2023 në ‘Liverpol Arena’! Familja ‘Kelmendi’ pa pasaportë shqiptare, humbet provat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In