Nga Trump tek Johnson dhe Bolsonaro/ Liderët që ishin skeptikë ndaj koronavirusit dhe u infektuan

Të katër politikanët dhe drejtuesit e shteteve, në kohë të ndryshme minimizuan rreziqet e pandemisë duke treguar skepticizëm ndaj masave parandaluese. Veçanërisht të dy presidentët shfaqin një neveri të dukshme ndaj përdorimit të maskës. Vetëm Kryeministri Britanik, pas sëmundjes së tij, ndryshoi strategjinë dhe qëndrimin e tij.

I pari që u infektua me COVID ishte kryeministri Britanik Boris Johnson, pastaj Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro, presidenti Bjellorus Aleksandr Lukashenko dhe tani Donald Trump.

Sipas asaj që shkruan ‘La repubblica’ të tre kanë ulur rreziqet e pandemisë, në kohë të ndryshme. Skepticizmi ndaj masave parandaluese. Nga ana e Bolsonaro dhe Trump në veçanti një neveri e dukshme ndaj përdorimit të maskës.

Më 27 Mars, Kryeministri Britanik njoftoi me anë të një cicërimë në Twitter se ishte pozitiv për testin e koronavirusit. “Në 24 orët e fundit kam zhvilluar simptoma të lehta”, shkruan 56-vjeçari Johnson, duke konfirmuar se ai është “në izolim” dhe vazhdon “të drejtojë qeverinë përmes video konferencës”. Por pastaj ai është detyruar të shtrohet në spital dhe për tre ditë të jet nën kujdes intensiv. Më 13 Prill, mbërrin lajmi për rezultatin negativ të testit të kryer para daljes nga Spitali në Londër.
Më 7 korrik, virusi prek edhe presidentin 65-vjeçar brazilian pasi kishte marrë pjesë në takimet publike pa maskë. Konfirmimi i tamponit negativ zhvillohet drejtpërdrejt në TV në 25 korrik. Pas karantinës, Bolsonaro thotë se ai mori hidroksiklorokinë dhe pretendon se ai ka “myk në mushkëri” pas “20 ditësh në shtëpi”.
Lajmi i publikuar sot përmes Twitter vjen nga vendi më i prekur nga virusi për sa i përket infeksioneve (mbi 7 milionë) dhe vdekjeve (gati 208 mijë). Pasi presidenti amerikan, 74 vjeç, së bashku me zonjën e Parë Melania janë infektuar me COIVD. Nga mosha ai është më i rrezikuari midis Johnson dhe Bolsonaro. Një goditje që vjen tre ditë pas debatit të parë me Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Covid rrezikon të ndikojë në fushatën elektorale dhe presidencën e ardhshme.
g.kosovari
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com