• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga tre thirrjet në telefon tek ekzekutimi/ Prokuroria vijon hetimet për vrasjen e Hoxhës. Si e shiti taksisti celularin e viktimës?

by Java News
08/11/2021 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Report Tv mëson se ditën që do kryente vrasjen, autori i dyshuar Fredi Rrushi e ka telefonuar tre herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i është përgjigjur. Autori ka kontaktuar më pas me biznesmenin përmes një personi tjetër që ndodhej në një tavolinë me këtë të fundit, duke e çuar më pas drejt Dajtit, ku edhe e ekzekutoi.

Dinamika e ngjarjes

Rreth orës 15:00, Fredi Rrushi raportohet se ka shkuar drejt Dajtit me biznesmenin Hoxha. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rrushi ka ekzekutuar Hoxhën, dhe më pas është nisur sërish drejt Tiranës. Prokuroria ka dokumentuar itinerarin e viktimës dhe autorit nga qelizat telefonike.

Një ditë pas vrasjes, Fredi Rrushi ka shkuar sërish drejt Dajtit, rreth orës 5 të mëngjesit. Në këtë orë, dyshohet se ai ka fshehur trupin e viktimës, duke e mbuluar me dhe e gurë. Ndaj Fredi Rrushit mësohet se rëndojnë tre akuza, “vrasje me paramendim”, “armembajtje pa leje” dhe “zhdukje kufome”

Celulari i viktimës, në duart e një taksisti

Autori mësohet se pas vrasjes, ka marrë edhe celularin e viktimës, të cilin e ka hedhur në rrugicat e Tiranës. Sakaq, aparati celular i biznesmenit Hoxha është gjetur nga një taksist. Ky i fundit, pasi e ka gjetur e ka shitur celularin.

Sipas policisë Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së Ruzhdi Hoxhës. Fredi Rrushi  është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve.

Si u gjet trupi i pajetë i biznesmenit

Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavorr e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Gjithashtu, ky person dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga shtetasit A. D dhe G. K. Fredi Rrushi akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”. Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Strakosha drejt Anglisë? Sheikët kërkojnë portierin shqiptar

Strakosha drejt Anglisë? Sheikët kërkojnë portierin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In