• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga transformimi i Parkut te kantieret e rindërtimit, Veliaj inspekton projektet e reja në Farkë

by Ardit Rada
04/10/2020 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të turit në çdo njësi, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndal në Farkë për inspektimin e projekteve të reja që po marrin jetë në këtë njësi, por njëkohësisht i shprehu mirënjohjen stafit në krye të detyrës edhe në këtë ditë të diel. Teksa inspektoi punimet për pedonalen në pranë Liqenit të Farkës, Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, mbollën një pemë.

“Me nisjen e shirave, sot e quajmë zyrtarisht të hapur sezonin e mbjelljeve. Dua t’i ftoj të gjithë prindërit që, për çdo ditëlindje të fëmijëve, të kontaktojnë me APR-në, ata iu japin vendin dhe këshillojnë pemën e duhur. Sot është vërtet ditë pushimi, por për sa kohë nuk kemi marrë pushime kur e shkatërruam natyrën, s’duhet me marrë pushim as kur mbjellim për natyrën. E vlerësoj shumë që edhe këtë fundjavë, e kaluam me mbjellje dhe me fillimin e pjesës së dytë të pistës së vrapit dhe të ecjes, them se jemi në rrugë të mbarë. Do të vazhdojmë mbjelljet në të gjithë perimetrin e pedonales, që kjo kurorë t’i vishet liqenit në të gjitha brigjet”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ajo që më parë i ngjante një landfilli, tashmë konkurron denjësisht edhe Parkun e Liqenit Artificial. “Më kujtohet se si ky ishte një vend i kthyer në landfill. Filluam me nga një pemë, nga dy e nga tre, i dëgjuam edhe cinikët e skeptikët ‘jo po nuk bëhet kështu, jo po bëhet ashtu’, por ja ku jemi sot dhe pemët janë bërë dy herë sa unë. Nëse pandemia na mësoi diçka është se duhet të lidhemi me natyrën”, tha ai, teksa shtoi se shumë shpejt, në Liqenin e Farkës do të fillojnë edhe sportet me kanoe, varka, garat triathlon dhe të notit.

Sipas tij, kjo administratë do të mbahet mend se i dha Tiranës parkun e dytë liqenor të të njëjtës cilësi, siç është ai i Liqenit të Tiranës. Veliaj tha se shqiptarët e kanë kuptuar se partia numër një janë familjet tona. “Kjo s’është punë partish, as punë politike, kjo s’është punë krahu dhe bindjesh; këtu jemi të gjithë shqiptarë, jemi të gjithë qytetarë të Tiranës, jemi një komunitet, dhe besoj se partia numër një janë familjet tona. Nëse secili jep një kontribut me një pemë për të prodhuar oksigjen për fëmijët e vet, ky është ndoshta akti më i madh i qytetarisë që dikush mund të japë”, tha ai. Veliaj ftoi që kësaj nisme t’i bashkohen edhe qytetarët. Në Parkun e Liqenit Bashkia e Tiranës ka ndërtuar edhe këndet sportive, ku stërviten jo vetëm grupet profesioniste, por edhe të rinj e të reja të zonës.

Një tjetër ndalesë e kryebashkiakut ishte edhe kantieri për ndërtimin e shtëpive të reja në fshatin Mjull-Bathore në Farkë. Agim Lami, familje e prekur nga tërmeti, ka përfituar nga granti për rindërtim dhe sot nisi puna për hapjen e themeleve të shtëpisë së re. Banorët e falenderuan Veliajn, duke u shprehur se është i vetmi kryetar bashkie që ka vizituar këtë zonë të thellë.

Mandej, kreu i bashkisë zhvilloi një bashkëbisedim me vullnetarët dhe stafin e njësisë Farkë, të cilët kanë përballuar me sukses situatën e dy tërmeteve, por edhe shpërndarjen e ndihmave gjatë pandemisë. Veliaj vizitoi edhe një biznes fason, ku janë punësuar me qindra gra dhe vajza të zonës.

Next Post
Prej ditësh në grevë urie/ Nga amnistia tek largimi i drejtorit, zbulohen kërkesat e të dënuarve në burgun e Peqinit:

Prej ditësh në grevë urie/ Nga amnistia tek largimi i drejtorit, zbulohen kërkesat e të dënuarve në burgun e Peqinit:

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In