• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga tradhtia e të birit te tragjedia me dy viktima/ Xhevairi ishte betuar për ta vrarë. Djali la gruan me 1 fëmijë, mori Merushen me 3

by Java News
12/04/2022 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mesditën e sotme fshatin Vidhisht të Roskovecit ku 61-vjeçari Xhevair Hoxha vrau fillimisht bashkëjetuesen e djalit Merushe Hazizi dhe më pas vrau edhe veten.

Sherri në familje kishte nisur tre vite më parë ku djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme.

Abcnews.al mëson se djali i Xhevairit kishte ndarë bashkëshorten e tij të parë, me të cilën kishte një vajzë duke filluar të bashkëjetonte me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e cila kishte nga ana e saj tre fëmijë të tjerë.

Kjo gjë nuk është miratuar nga Xhevair Hoxha tre vite më parë duke bërë që çifti i ri të shkonte për të jetuar në një shtëpi me qira në Fier. Ndëkrohë që ndodhte kjo, 61-vjeçari ishte betuar se do ta vriste 30-vjeçaren, e cila sipas tij i shkatërroi familjen e të birit.

Prej një jave çifti ishte kthyer për të jetuar në Vidhisht të Roskovecit edhe pse e dinin që 61-vjeçari ishte kundër bashkëjetesës së tyre dhe i kishte kërcënuar më herët./ abcnews

g.kosovari

Next Post
“Ky s’është bashkim, por mashtrim. Ja kam thënë Flamurit”/ Xhaferraj: Për grupin e PD, Kim është ambasadore e nderuar e SHBA, jo guvernatore

“Ky s'është bashkim, por mashtrim. Ja kam thënë Flamurit”/ Xhaferraj: Për grupin e PD, Kim është ambasadore e nderuar e SHBA, jo guvernatore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com