• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Toyota, Benz e deri tek BMW, ja kush vlerësohen si makinat më të mira në botë për 2018

by Java News
21/06/2018 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhuesit koreanë të makinave, Genesis, Kia dhe Hyundai, kanë lënë pas markën gjermane Porsche, duke zënë 3 vendet e para në një studim vjetor të bërë nga kompania e hulumtimit të tregjeve, J.D Power.

Linja luksoze e zotëruar nga Hyundai, Genesis, zuri vendin e parë, me vetëm 68 probleme të raportuara për 100 automjete, ndjekur nga Kia dhe Hyundai.

Treshja ka zënë vendin e liderëve japonezë, përfshirë Toyota dhe Honda, ndërkohë që këto të fundit kanë rënë poshtë mesatares në “Initial Quality Study” për vitin 2018, që shërben si referencë për cilësinë në këtë industri.

Studimi bazohet në sondazhe drejt konsumatorëve pas 90 ditësh të zotërimit të një automjeti të ri. Në total, siguria është përmirësuar për pjesën më të madhe të modeleve të makinave në tregun amerikan.

Mesatarja e problemeve të raportuara për 100 makina ka rënë me 4 nga viti i kaluar, në 93. Pjesa më e madhe të difekteve të raportuara janë çështje të lidhura me pjesët elektronike.

“Problemet mekanike nuk janë më aq të përhapura sa ç’kanë qenë. Çështjet e lidhura me pajisjet për zbavitje si sistemi i audios dhe videos, përbëjnë fushën më të madhe të problemeve në një automjet. Këto gabime të dizejnimit i shqetësojnë më shumë konsumatorët se prishja e makinës”, theksohet në studim.

Markat koreane dhe Porsche kanë renditjen më të lartë, për shkak se i kanë mbajtur sistemet elektronike më të thjeshta duke shmangur kompleksitetin që sjell dështime në softëare.

Kia, që zotërohet në masën 34% nga Hyundai rezultoi në vend të 2-të, me 72 probleme për 100 automjete, ndjekur nga Hyundai me 74, që kishte më pak probleme se Porsche.

Nga ana tjetër, Land Rover renditet në vend të fundit me 160 çështje të raportuara, ndjekur nga Jaguar dhe Volvo.

Markat kryesore të Daimler dhe BMW, që kanë pajisje komplekse elektrike, kanë fituar eksperiencë në limitimin e tyre. BMW dhe Benz rezultuan sipër mesatares së industrisë.

Sipas studimit, gjigantët japonezë si Toyota dhe Honda, kanë humbur pikë për shkak të ankesave mbi pajisjet elektronike, pavarësisht sigurisë së madhe të ofruar nga ana mekanike.(SCAN)

ma.me

Next Post
FOTOT/ Tifozet ‘përvëluese’ të Perusë

FOTOT/ Tifozet 'përvëluese' të Perusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

October 28, 2026
Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

October 28, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

October 28, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In