• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Toronto në Sydney dhe Copenhagen/ Pesë qytetet më të sigurta në botë pas pandemisë

by Java News
24/11/2021 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetet në gjithë botën duhet të shikojnë politikat e sigurisë pas përballjes me pandeminë e Covid-19. Asgjë si Covid nuk e ka ndryshuar jetën në mënyrë rrënjësore në kohët moderne. Të gjitha shtetet në botë mbyllën qendrat e qyteteve dhe aplikuan masa kufizuese për hyrjen në restorante dhe objekte të ndryshme.

Në kohën kur gripi spanjoll goditi njerëzimin 14% e njerëzve jetonin nëpër qytete ndërsa në kohët e sotme jeton 57% e popullsisë botërore. Njësiti për Inteligjencën Ekonomike publikoi këtë vit raportin për sigurinë e qyteteve. Ata e bënë vlerësimin në bazë të këtyre indikatorve si infrastruktura, jeta digjitale, siguria personale, mjedisi dhe shëndeti.

Pesë qytetet që kryesojnë këtë renditje janë Copenhagen, Toronto, Singapori, Sydney dhe Tokyo. “BBC” intervistoi qytetarë të këtyre qendrave urbane për të vlerësuar sigurinë që ofrojnë në kushtet e reja të krijuara nga virusi.

Copenhagen

Copenhagen kryeson këtë listë për shkak të sigurisë mjedisore, cilësisë së ajrit, menaxhimit të mbetjeve urbane dhe hapësirës së blertë. Një nga faktorët kryesorë që ndikojë në përzgjedhjen e këtij qyteti ishte përballja e suksesshme me pandeminë. Copenhagen ka hequr të gjithë masat kufizuese nga muaji shtator.

Parqet kanë qënë të populluara nga qytetarët e Copenhagen gjatë gjithë kohës së pandemisë. Shoqëria daneze e përballoi mirë pandeminë për shkak të besimit të krijuar midis shoqërisë dhe institucioneve. Danimarka është shteti që ka nivelin më të ulët të korrupsionit në botë.

Në Copenhagen testet për virusin Covid-19 ofrohen falas për këdo dhe kjo strategji shëndetësore ka bërë të mundur  kontrollin e numrit të infektuarve.

Toronto

Toronto listohet i dyti për shkak të pikave të forta si infrastruktura dhe siguria mjedisore. Qyteti ka si pikë të fortë komunikimin midis komuniteteve të ndryshme. Qytetari Filipe Vernaza deklaroi për BBC-në që komunitetet nuk jetojnë  të izoluar nga njëri-tjetri.

Në Toronto është normale që të kesh lindur jashtë Kanadasë dhe të mos paragjykohesh për atë që përfaqëson. Institucionet shëndetësore krijuan disa programe të suksesshme vaksinimi për personat që nuk mund të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe personat me ngjyrë. Këto programe u mirëpritën pozitivisht nga qytetarët.

Singapori

Singapori ka si pika të forta sigurinë digjitale, sigurinë shëndetësore dhe infrastrukturën. Singapori përdori teknologjinë digjitale për të monitoruar njerëzit e infektuar dhe kontaktet e tyre. Qyteti ka vaksinuar 80% të popullatës dhe është një nga qëndrat urbane me numrin më të lartë të vaksinimeve.

Kjo strategji e ndjekur prej tyre ka bërë të mundur përballimin me sukses të pandemisë. Në objektet e qytetit mund të hysh vetëm nëpërmjet aplikacionit “Trace Together”. Autoritetet e përdorin këtë program për të kontrolluar personat që kanë pasur kontakt më personat e infektuar.

Turistët e kanë të detyruar ta instalojnë këtë aplikacion në momentin që mbërrijnë në qytet. Shumica e njerzve në Singapore punojnë nga shtëpia. Qendrat tregtare dhe atraksionet turistike ruhen nga vëzhgues vullnetarë për monitorimin e rregullave anti-Covid. Qyteti aplikon gjoba të larta për ata që  shkelin rregullat. Nëpërmjet aplikacionit më të ri që kanë lançuar në këtë vend i cili quhet ”Space Out tool” qytetarët mund të shikojnë në kohë reale objektet më të populluara të qytetit.

Sydney

Sydney renditet në 10 vendet e para për sigurinë shëndetësore. Australia ishte një nga vendet e para që mbylli kufijtë dhe aplikoi rregulla strikte lockdown. Këto masa që morri  qeveria australiane dhanë një efekt pozitiv në uljen e numrit të infektimeve.

Australia ka numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga virusi. Autoritetet kanë deklaruar që do heqin shumë shpejt pjesën më të madhe të kufizimeve dhe do lejojnë udhëtimet ndërkombëtare në nëntor pasi të arrihet vaksinimi i 70% të qytetarëve në shtetin e Uellsit Jugor te Ri.

Sydney është qyteti i parë në botë për sigurinë digjitale. Në qytet janë vendosur kudo kamera dhe sensorë për krijimin e një ambienti sa më të sigurtë dhe komfort. Në Sydney mund të gjesh shumë vende ku mund të karikosh telefonin dhe të përdorësh internetin falas.

Tokyo

Kryeqyteti japonez u rendit i pesti në renditjen botërore dhe në krye të renditjes për sigurinë shëndetësore. Tokyo u vendos në krye të renditjes për shkak të këtyre faktorëve si përballimi i pandemisë, shëndeti mendor, jetëgjatësia dhe shërbimi shëndetësor falas. Japonia ka vaksinuar deri tani 60% të popullatës.

Qeveria hoqi gjendjen e emergjencës federale dhe një pjesë të kufizimeve në muajin shtator. Autoritetet kanë filluar të inkurajojnë përdorimin e pasaportës së vaksinimit nëpër ambiente publike dhe i kanë bërë thirrje bizneseve për ti bërë ulje personave që e përdorin. Tokyo ka një siguri të lartë infrastrukturore për shkak se ofron kushte të sigurta transporti, sinjalistikës miqësore për këmbësorët dhe rrjet rrugor të zhvilluar.

Niveli i krimit në qytet është në nivele të ulëta për shkak të bashkëpunimit të fortë midis qytetarëve.

Next Post
LDK e re, që ka përballë Albin Kurti

Përballja e PD me berishizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com